28 Prill 2024

Kosova dhe kinematografia e saj në literaturë amerikane

Shkruar nga Ibadete Kutllovci

Të shumta janë tentativat e artisteve dhe krijuesve kosovar që ta plasojnë Kosovën në aktivitete kulturore, festivale të filmit dhe të ngjashme. Aktori dhe producenti Kosovar Avni Abazi, kësaj radhe ndihmon që Kosova të hy si shtet në librin profesional mbi kinematografinë e vendeve ne tranzicion pas vitit 1989.

Autoret e shume librave profesional mbi kinematografinë, Catherine Portuges dhe Peter Hames mblodhën bashke autoret: Barton Byg, Alexandra Foamente, Andrew Horton, Dina Iordanova, Ewa Mazierska, Bohdan Y. Nebesio, dhe Bogdan Stefanescu, dhe përmes Temple University Press në Philadelphia të SHBA-ve, në janar 2013 botuan librin “Kinemaja e vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore pas vitit 1989 (Cinemas in Transition in Central and Eastern Europe after 1989)”.

Libri në mënyrë koronlogjike pasqyron kinematografinë kombëtare të vendeve si: Republikat Çeke dhe Sllovake, ish-Republika Demokratike Gjermane, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania, Ukraina, dhe të gjitha shtetet e dala nga Jugosllavia, përfshi edhe Kosovën.

Analiza e filmografise se këtyre shteteve kryesisht bazohet në ndryshimet socio politike që ndodhen me rënien  e murit të Berlinit dhe bashkimit te Gjermanisë, ndarjen e   Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjen  e Jugosllavisë.

Në kapitullin mbi kinematografinë Jugosllave me titull “Cinema Haunts My Memory” (Kinemaja ma prek kujtesën) shkruar nga shkrimtari i njohur Amerikan Andrew Horton, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme thellohet në brendësinë e ndryshimeve që pasuan pas luftërave në Bosnje, Kroaci dhe Kosove në fillim të vitit 1989, dhe pasojat e këtyre ndryshimeve në kinematografi në përgjithësi, dhe në veçanti tek  krijuesit e filmit në betejën e tyre për tu përshtatur në rrethanat e reja të krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Avni Abazi përmes prezantimeve të tij në Universitetin e Oklahomes dhe Universitete tjera ne SHBA, arrin që ta fus edhe Kosovën si shtet me kinematografinë e saj me filmat Kukumi, Etjet e Kosovës dhe Rrugët që Vrasin.

Ai sigurisht këtë e bëri duke pas bashkëpunim të mirë me autorin dhe skenaristin Andrew Horton i cili nuk ndalet vetëm tek filmografia e Kosovës dhe produksionet e saj por na jepe fakte shume te fuqishme historike, duke përmendur periudhën 1989-1999 dhe regjimin e Milosheviqit, për të vazhduar me tej me futjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës, dhe kthimin e një milion Kosovarëve të depërtuar nga Kosova në 58% të  shtëpive të shkatërruara në Kosovën e pas luftës.

Në Libër kronologjikishte pasqyrohet ndërtimi i institucioneve të kulturës pas hyrjes se KFOR-t në Kosove siç janë: Kosova Filmi, Kinema ABC, themelimi i medieve të para në Kosove, RTK, KTV dhe rtv21 dhe shume institucione tjera.

Një herit z Horton nuk le pa përmendur faktin që SHBA ka ndihmuar shtetin e ri të Kosovës duke financuar serialin e parë të pas luftës në Kosovë “Jeta e Një Tokë” të prodhuar nga producenti Avni Abazi. Si dhe serialin Qyteti pa Lumë në të cilin Avniu luan rolin kryesor.

 “Me duhet të jem i sinqerte“ thotë Horton në një prononcim të shkurtër. “Unë para se të takoja film bërësin tuaj nuk kisha idenë që Kosova kishte film, Nuk me kishte ren të dëgjoja edhe pse dija që Kosova ekzistonte për shkak të shumë ngjarjeve që ndodhnin atje.

Takimi me Avni Abazin me ka dhen përshtypje krejt tjetër për Kosovën dhe artistet atje, Avniu me mburrje tregonte që disa filma Kosovar kanë qen të shpërblyer në kuadër të festivaleve në Jugosllavi dhe me vjen keq (thotë Horton) që s’kam arritur të përfshi disa produksione filmash pas vitit 2004 të prodhuara në Kosove.

Rreth librit Avni Abazi shprehet “Ishte surprize e këndshme dalja e këtij libri dhe kur e pash Kosovën krah shteteve tjera u gëzova pa masë” pohon Abazi, duke vazhduar me tej:

“Nuk e mohoj që ndihëm krenar të jem në një libër me kaq peshë, dhe nga autore shume të fuqishëm dhe të lexuar anë e mban botës nga profesionistet e filmit. Me duhet të them që të jesh ne mesin e emrave si Danis Tanovic dhe Milco Manchevski, njeri fitues Oskari, dhe tjetri i nominuar, është vërtet sadisfakcion.\"

\"Mos të harrojmë që ne shumë literatura mbi Evropën Juglindore Kosova nuk figuron fare, ose edhe aty ku figuron prezantohet si pjesë e Serbisë, e diku edhe më keq si Krahine autonome e saj. Për këtë me duhet të potencoj që vërtet i jam mirënjohës z. Horton që ka thyer paragjykimet dhe na ka prezantuar si shtet në këtë libër”.

Nga shumë lexues dhe studiues që kanë lexuar librin “Cinemas in Transition” vine në konkluzion që ky libër është kontribut shumë i rëndësishme për studimet e kinemasë, studime evropiane, studimet tranzicionale  demokratike, dhe studimet post-komuniste në Evropën Qendrore dhe Lindore pas vitit 1989, duke na ardhur si freski e lehte dhe shumë informative mbi atë se çfarë  ka ndodhur pas Luftës së Ftohtë në film të Evropës dhe më gjere. Libri mund të blihet online në amazon dhe kushton 83 dollar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)