30 Prill 2024

Korrupsioni është rreziku i një shoqërie për dështim

Shkruar nga Faik Krasniqi

Korrupsioni po e nxinë jetën e shqiptarëve si dhe padrejtësitë e tjera të mëdha ku gjithçka bëhet me miqësi, klane, grupe me dredhi të fshehta, dinakëri dhe marrëveshje verbale.

Pra, gjithçka antiligjore të pa mundurën e bëjnë të mundshme dhe anasjelltas.

Ky është një lloj krimbi që nuk do t\'i lë ardhmëri të ndritur shqiptarëve nëse nuk e largojnë e ta  çrrënjosin nga mentaliteti, sepse ka rrezik aq të madh për një degjenerim ligji e shoqërie sa që bën dëmtime të pallogaritshme.

Korrupsioni shkatërron civilizimin dhe organizimin e shoqërisë, degjeneron e shëmton një popull, deformon rrugën e drejtë të zhvillimit të një shoqërie dhe shkatërron gjenetikën e shëndoshë njerëzore që duhet të funksionojë mbi bazat e drejtësisë e barazisë, shëmton etikën dhe moralin civilizimin e një shoqërie dhe shkelë pa mëshirshëm ligjin.

Prandaj duhen burgosje të mëdha dhe marrje masash ndaj të korruptuarve, sepse është një krim që shthurë normat dhe etikën e një shoqërie, është një shteg që lë hapur shtigjet tjera për krimin mbulimin e dritës për ligje dhe zbatimin e drejtësisë në një popull.

Nuk lë zbatim të praktikës dhe vendosjen e bazave të përhershme, të shëndetshme për t\'u aplikuar e mishëruar dhe stabilizuar një shoqëri.

Korrupsioni i takon një shëmtimi kriminal ku një shoqëri devijon dhe bëhen të mundshme shkeljet e së drejtave të njeriut dhe ligjit, dhe më i shenjtë dhe më i dashur e më garantues se ligji për një shoqëri, e më garantues i jetës dhe stabilitetit të një shoqërie dhe shtetit të organizuar nuk ka.

Por, kur ai shkelet pa mëshirshëm me korrupsion atëherë ligji i shenjtë rënkon, ndërsa shoqërinë, shtetin dhe njerëzimin e krymbë dhe e rrezikon korrupsioni që është element mafioz përbërës, është virus i keq e pengues, virus antiligjorë që nuk e lë ligjin dhe shenjtërinë e ligjit të funksionojë, sepse ligji është kulti më i lartë, më garantuesi dhe më i sigurti në shoqëritë njerëzore që duan të jenë të organizuara, si shtete me shoqëri funksionale.

Prandaj, korrupsionin duhet luftuar brezat nëpër shkolla si diçka të rrezikshëm, primitiv dhe kriminal që ai të  çrrënjoset nga faqja e dheut e të funksionojë shoqëria e civilizuar sa më mirë e më sigurt, garantuese për njerëzit që jetojnë në këtë glob si shoqëri moderne me ligje të shenjta dhe të pacenueshme. Korrupsioni është rreziku i një shoqërie për dështim.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')