28 Prill 2024

Koalicione joparimore vetëm për interesa të ngushta politike

Shkruar nga Hidajet Ahmeti

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, dhe zyrtarizimit  për balotazh më 1 dhjetor që do të vazhdohet gara në 24 komuna, subjektet politike dalim me koalicione që po e shpërfaqin karakterin dhe interesat e tyre.

Pazaret e subjekteve politike duke mos përfillur ideologjitë programore

Kalkulimet e subjekteve politike veq kan fillur, duke pasur vetem një  qëllim që përmes rrugës  sa  më të  shkurtër të arrinë në  pushtet. Edhe në keto zgjedhje u dëshmua se mungesa e profilizimit të subjekteve politike ishte pengesë për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Mirëpo e njejta gjë nuk po bëhet penges për lidhjen e koalicioneve për balotazh dhe pas procesit zgjedhor.

Mendojse, lidhja e koalicioneve joparimore dhe jotenatyrshme për balotazh  shkakton një pesimizëm tek elektorati, zgenjim në vlerat jo vetëm të atij subjekti, por zhgenjim në të gjitha ato subjekte që janë pjesë e ketyre pazareve politike, sepse këtu dalin në shesh pseudo-idealet e ketyre subjekteve politike, mbi të cilat ka fituar bindjen e elektoratit, mbi të cilat ideale është ndertuar bindja nga qytetarët  në quarjen e proceseve përpara.

Një gjë që është dashur të ndodhë është lidhja e koalicionit me qytetarët që është më e fuqishme, por në të njejtën koh edhe më i frytshëm dhe garancë në ndryshimin pozitiv.Por, fatkeqsisht ky parim moral e intelektual nga subjektet politike nuk po vie në pyetje, sepse po e shohin si rrugë më të vështirë për të arritur deri te pushteti.

Kurse lidhja e koalicioneve  joparimore dhe të panatyrshme për marrjen në qeverisje të ndonjë komune, për të gjitha subjektet politike që janë pjesë e këtyrë pazareve, mundë t’ju shkaktoj efekte shumë negative në projektin afatgjatë për ndryshime pozitive në vend.

Efektet negative për keto subjekte që janë pjesë të këtyre pazareve politike, do të vrehen në mënyrë graduale me vetëdijsimin e qytetarëve, sa më e lartë shkalla e vetëdijës qytetare aq më e vështirë për të arritur në pushtet me pseudo programe dhe retorike boshe.

Derisa shihet qartë së koalicioni po ndodh në mes subjekteve që  deri dje akuzonin njëra tjetrën, për hajni, keqqeverisje,korrupsion, krim të organizuar e ofrojnë apo shkojnë mbështetje dhe bashkëqeverisje duke krijuar në të ardhmen  një pseudo-qeverisje dhe që padyshim do të jetë edhe e pandershme karshi qytetarëve.

Nga koalicionet e deritanishme vërejmë subjektet e caktuara politike nuk shikojnë ideologjitë si pengesë për koalicione, duke dëshmuar edhe njëhere mosprofilizimin dhe pavendosmërinë e tyre politike, vetëm për të realizuar kauzën e tyrë.

Mendojse, kjo qasje nuk mundë të diskutohet a është e gabuar, por  nuk i shërben as të ardhmës së vendit , mirëqenies së qytetarëve e as vetë subjekteve politike.

Nga kjo po n’a bënë të kuptojmë se nuk po kemi zgjedhje në mes dy kandidatëve, por zgjedhje  në mes dy grupacioneve  që përveç dy kandidatëve të dy subjekteve që kan shkuar në balotazh, në ato grupacione janë të rreshtuar edhe subjektet që nuk kan arrituar të jenë në mesin e dy të parëve.

D.m.th. në fillim tendenca ka qenë që t’a marrin pushtetin vetëm, kurse nga dështimin në roundin e parë  mundohën me çdo kushtë që pushtetin t’a marrin me ish kundershtarët politik dhe t’a ndajnë ngapakë, edhe pse shpesheherë ato subjekte më fuqi më të vogël që kanë marrur në  roundin e parë, në pazaret që bëjnë marrin pushtet më të madh në proporcion me fuqinë legjitime.

Nga e gjithë kjo rrëmujë e krijuar dyshoj së dalja në zgjedhje në komunat që kan shkuar në balotazh do të jetë më e vogël, e gjithë kjo si pasoj e koalicioneve joparimore dhe nga kjo, dalja në shesh e interesave të ngushta politike.

Karshi këtyre subjekteve si pjesë të pazareve politike,Vetëvendosje, tha decidivisht qëndrimin politik se kanë vendosur të mos mbështesin asnjë subjekt politik në balotazh.

Vetëm ky subjekti politik që nuk ka ndrruar qendrim sa i përket lidhjes së koalicioneve.Nga keto qendrime shihet qartë idealet e këtij subjekti politik, shihen qartë kauza e tyre drejtë mirëqenies qytetare e interesave madhore shtetërore.

Jemi dëshmitarë që në deklarimet publike gjatë fushatës, përfshirë PDK, LDK dhe AAK e kanë përjashtuar Vetëvendosjen si mundësi të koalicionit, e tash kur vie në pyetje pushteti i bëjnë ofertë këtij subjekti, që deri dje janë munduar të prapagandojnë  e të etiketojnë, dëri aty, ku janë quajtur si rrymë ekstremiste, që me dhunë po duan t’a marrin pushtetin.

Kurse nga proceset e fundit dhe qendrimet e këtij subjekti politik delë në shesh e vërteta, se cilat janë interesat e këtij subjekti në krahasim me subjektet tjera.

Ngerqi i krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe rezultatet  në roundin e parë të zgjedhjeve do të jënë një indikator se Zgjedhjet parlamentare, do të jenë shumë afër si shkak i humbjes se legjetimitetit të kësaj qeverie nga humbja e numrave në parlament dhe nga humbja e besimit  në elektoratin  e saj.

Do të ishte absurde t’i lejohet kësaj qeverie të shkoj tutje me qeverisjen e shumicës në vend me votat e pakicës shqiptare dhe asaj minoritare.

Nga ky indikator që është një barometer përafersisht matës, në zgjedhjet parlamentare do të kemi një ndryshim në qeversjen e vendit, se sa do të jetë i frytshëm,personalisht e shoh me një dozë të lartë të skepticizimit, përshkak se edhe qeverisja e LDK-së në nivel lokal nuk është për t’u lavdruar në asnjë komun, dhe nuk mundë të marrim shembull ndonjë komunë që qeveriset nga LDK-ja, si qeverisje e mirë.


Autori është student në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)