02 Maj 2024

Ja përse PD-LSI nuk - duhet do të fitojnë

Shkruar nga Faik Krasniqi

Sondazhi i dytë i zhvilluar nga Qendra e Kërkimeve Shkencore dhe të Dhënave “AlbStat”, gjatë periudhës 21-28 janar 2013, tregon se nëse zgjedhjet zhvillohen sot, Partia Demokratike merr vetëm 31.2% të votave. Ndërsa Partia Socialiste vazhdon kryesimin me 41.2% dhe Aleanca Kuqezi është e treta me 15.0%. FRD dhe LSI do të marrin nga 5.5%, kurse partitë e tjera 1.6%.

Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga \'\'AlbStat\'\' PD+LSI (PD 31.2% dhe LSI 5.5%) do të marrin 36.7 % të votave. Kjo është e pafalshme. Këto dy forca politike nuk duhet të marrin më shumë se 10% së bashku, PD 10 % dhe LSI 0,5 %. Kjo do të thotë se LSI nuk duhet të marrë asnjë deputet. Këto janë forcat më destruktive në Shqipëri. Ja përse nuk duhet të fitojnë këto dy forca politike.

1. Të vjedhësh vota dhe të kesh fytyrë t\'i dalësh elektoratit përpara dhe t\'u kërkosh votë është e pa falshme, ndaj nëse PD merë 31.2 % dhe LSI 5.5%, atëherë është faji i PS-së dhe i forcave të tjera \'\'progresiste\'\' që nuk kanë sqaruar mirë popullin votues se ç`pasoja të rënda kanë sjell këto në Shqipëri.

2. Të vrasësh 26 veta, të shkatërrosh tre fshatra dhe të plagosësh 355 vetë, domethënë ta kthesh Gërdecin dhe fshatrat përreth në një Hiroshimë dhe përsëri të kërkosh vota edhe kjo është e pa falshme.

4. Të vrasësh demonstruesit dhe përsëri të kërkosh votë edhe kjo është e pa falshme.

5. Të shkelësh demokracinë për të marrë pushtet të pa merituar siç ndodhi në vitin 2009 dhe 2011, edhe kjo është e pa falshme.

6. Të japësh detin dhe përsëri të kërkosh votë edhe kjo është e pa falshme.

7. Të sjellësh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: priftin nacionalist grek, Anastas Janullatos, edhe kjo është e pa falshme.

8. Të ndërtosh varrezat e ushtarëve grek të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri,  gjoja na qenkan vrarë duke e ”mbrojtur” Shqipërinë nga nazistët gjerman, edhe kjo është e pa falshme.

9. Të regjistrosh shqiptarët sipas qejfit të Greqisë me vetëdeklarim të kombësisë dhe fesë, edhe kjo është e pa falshme.

10. Të furnizosh Millosheviçin me naftë për ta shtypur rezistencën shqiptare në Kosovë për çlirim, edhe kjo është e pa falshme.

11. Të kesh ne Qeveri 3 ministra grek dhe në Parlament 13 deputetë grek, dhe në anën tjetër të mos kesh asnjë ministër, zv-ministër, deputet, zyrtar ose këshilltar shqiptarë nga Kosova, Çamëria dhe trojet tjera etnike shqiptare, edhe kjo është e pa falshme dhe tradhti kombëtare.

12. Ministrat lobojnë me flamur kundër vendit tonë duke u bërë argatë të \'\'Agimit të artë\'\' dhe përsëri të kërkosh votë edhe kjo është e pa falshme.

Për të gjitha këto poshtërsira Berisha paguan miliona dollarë firma propaganduese amerikane për të mbuluar këto poshtërsi, edhe këto janë të pa falshme.

Kjo është edhe arsyeja që PD dhe LSI nuk duhet dhe nuk do të fitojnë më shumë se 10 %. Bile edhe kjo është e tepërt! Berisha, Meta dhe të tjerët nuk meritojnë të jenë në  pushtet. Nga këta që janë duhet pastruar parlamenti nga të tërë e të hynë të rinj. Shqipëria e Re ka nevojë për mendim dhe gjak të ri. Populli ynë ka nevojë për njerëz të rinj e një frymë më të re e ide të ndryshme, se me këta e pamë hajrin si surrati i tyre e bënë edhe Shqipërinë...

Popull kujdes se përsëri do të blejnë, dhe pastaj do të vrasin siç të vranë në Gërdec dhe në Bulevard!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)