06 Maj 2025

Isa Mustafa në krizë për tu rizgjedhur lider i i LDK-së

Shkruar nga Blerim Burjani

Lideri aktual dhe kryeministri nga radhët e LDK-së Isa Mustafa gjithnjë e më shpesh po përdor një fjalor politik jo real ndoshta edhe fyes për kundërshtarët e vet politik të brendshëm, duket se e ka kapluar paniku, thënie dhe fjalorë jo i mirë, jo i dinjitetshëm po përdoret nëpër sallat ku po mbahen kuvendet e  LDK-së.

Ky fjalor po përdoret edhe nga vet kreu i deritashëm i LDK-së, i cili arrit të bëhet kryeministër dhe i cili po thuhet se kishte mashtruar liderin e dikurshëm të LDK-së Fatmir Sejdiun dhe kishte tejkaluar atë dhe i kishte marr pozitën dhe kishte përul figurën politike të Fatmir Sejdiu, tash dy rival te drejtpërdrejtë të mundshëm për lider të LDK, asnjërit nuk po i pëlqen aspak Isës, të gjithë  e dimë se LDK ballafaqohet në krizë për te bërë një lider politik i cili do të udhëheq në mënyrë të balancuar këtë subjekt politik.

Isa arriti në gjendjen tragjik –komike të ngërçit politik të përfitojë më së shumti, mori pozitën e kryeministrit kjo quhet zotësi politike, por askush brenda LDK nuk ka përdorë fjalorë të  rëndë politik për të arrit me çdo kusht  mbajtjen e  postit aktual.

Realisht ky është një tregues jo i mirë për gjendjen në të cilën ndodhet LDK, Isa arriti të bëhet kryeministër dhe të hy ne listën e gjatë të kryeministrave të zorit të Kosovës.

Çka pre votuesi i LDK-së , ai pret me pas një proces normal zgjedhor pa fyerje dhe kuvend i cili nuk do te jetë si ai i ka karrigeve por një kuvend dinjitoz.

Kundërshtarët politik dhe favoritet tjerë të mundshëm në garën per lider të LDK –së janë apo mund te jenë Fatmir Sejdiu apo Lutfi Haziri ka edhe tjerë që kanë  dëshirë për të marrë këtë post por skano duket kapacitete as minimale për të udhëhequr një subjekt politik të tillë të madh çfarë është LDK.

Të pakënaqur përplot në LDK , duket me e pakënaqura mbetet Prishtina , tash gjendje aspak e mirë mbretëron në Gjakovë dhe ka filluar edhe në Podujevë të manifestohet , sjelljet dhe fjalori i tij politik pra i Isës nuk është kompatibilë më rrugën institucionale çfarë dëshiron të trasoj ky subjekt politik.

LDK po ka telashe në këtë proces zgjedhor , nuk mundet regjej rrugën për te  zgjedhur një lider te saj, zëra të shumtë janë shtuar që kanë dëshirë me kanë kandidat për kryetar të LDK-së, por edhe pakënaqësi në mos përfshirje në ekzekutiv si dhe pritet te ketë  debate te nxehta për shumë gjera dhe interesa të aktivistëve të shumët  në këtë subjekt të cilët nuk i kanë  i sistemuar në ekzekutivë mos të harrojmë se edhe LDK mjaftë shërbyes civil që punojnë nëpër dikaster të ndryshme qeveritare.

Kërkesa të shumta kanë dal nga shumë aktivistë të këtij subjekti nëpër kuvendet e LDK problemi kryesor mbetet punësimi i partiakëve nëpër institucione të ndryshme administrative , borde. Pakënaqësitë janë mbledhur edhe gjatë periudhës së ngërçit politik, jo të gjithë në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti kanë dashtë te jen në koalicion me PDK.

Pakënaqësitë e grumbulluara tash po shpërfaqën nëpër kuvendet e degëve , dhe nëndegëve pritet edhe  më tutje te ketë telashe.

Politika inerte e konfuze ndonjëherë e këtij subjekti i ka kushtuar anëtarësisë së gjerë të LDK, jo transparenca ne vendimmarrje e këtij subjekti, bërja e politikës  më 3 -4 veta te cilët edhe aktualisht mbajnë dhe kanë mbajt primatin ne media është karakteristika e këtij subjekti politik që ka ngjall revolta te shpeshta të disa njerëzve të këtij subjekti politik.

Ky subjekt politik pretendon se ka shumë ekspert dhe njerëz të shumtë akademik e biznesmen por ne sipërfaqe  te mediave janë shumë të shpërfaqur.

Kjo nënkupton se duhet me shumë të jepet hapësirë njerëzve brenda këtij subjekti politik realisht të shihen këto kuadro kush janë, sepse kam për shtypjen sikur këto subjektet e vogla politike thonë kena mjaftë njerëz ekspert brenda e dalin në sipërfaqe vetëm njerëz të cilët janë ende duke u shkolluar apo ende skan përfunduar shkollim por në opinion shiten se kanë shkollë, andaj realisht duhet  punuar që të dalin në sipërfaqe edhe nga ky subjekt njerëz të tjerë. 

Pritet  te jetë një kuvend dramatik nëse vazhdon pakënaqësitë e njerëzve nëpër degë të këtij subjekti politik.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)