28 Prill 2024

Imazhe që ndërkombëtarizuan Kosovën

Prof. Dr. Ferid Hudhri


Historia e kosovarëve, e pasqyruar përmes shumë veprave artistike, arriti ndjeshmërinë më të lartë të opinionit botëror gjatë muajve të parë të Kirin viteve ’90.

Në sallone të ndryshme të Europës dhe të Amerikës u ekspozuan foto, tablo, grafika e krijime të tjera të stileve bashkëkohore, nën emrin e Kosovës.

Me tematikën e qëndresës kosovare u angazhuan artistë të njohur nga vende të ndryshme të botës, disa prej të cilëve u nderuan me çmime ndërkombëtare.

 
Fotografi francez Georges Merillon, i njohur gjatë viteve ’80  përmes revistave Liberation, L’Express, Time, Newsweek, Paris Match, Le Figaro Magasine, Stern, Independent on Sunday, Life etj., suksesin më të bujshëm në karrierën e tij e arriti me fotografinë që realizoi në Prishtinë.

Në janar të vitit 1990, Merillon ishte i pranishëm në familjen kosovare të Hashim Elshanit, pikërisht në darkën kur gratë po vajtonin rreth trupit të djalit të vrarë nga serbët, gjatë një demonstrimi paqësor. Imazhi që fiksoi në atë çast ishte i një natyre tejet dramatike.

Fliste më shumë se një mijë fjalë. Portretet e grave të dëshpëruara dhe të revoltuara, disa prej të cilave humbasin në errësirën e mjedisit, duken si personazhe të huajtura nga pikturat e Rilindjes.

Çështja kosovare sapo ishe ndërkombëtarizuar në atë kohë dhe fotoja ndikoi në rritjen e ndjeshmërisë së opinionit botëror. Vlerësimi i saj me çmimin Word Pres, si fotoja më e mirë e vitit 1990, e bëri më të njohur emrin e autorit dhe problemin e të drejtave të njeriut.

Siç kujton autori, revista Time nuk pranoi ta botonte në atë kohë, pasi nuk interesohej për problemin kosovar.

Në pranverën e atij viti, fotografia, në përmasa të vogla, u botua në revistat l’Express dhe Figaro Magasine me titullin: Veillée funèbre au Kosova 1990, duke evidentuar vajtimin e grave.

 Ndërsa në botimet e fundit, kjo foto tronditëse paraqitet si simbol i dhimbjes së Kosovës (La pieta du Kosova). Ish-Presidenti i Francës, François Mitterrand, ishte i pari personalitet i shquar që shkroi në revistën franceze VSD se dhimbja e paraqitur aty është e njëjtë si në tablotë e piktorëve Mantegna dhe Rembrandt dhe se duhen zgjidhur sa më shpejt problemet e minoriteteve në Europë (revista VSD, nr. 704, Paris 1991, f. 113). Pas çmimit të madh, fotoja bëri xhiron e botës dhe komentet e vlerësimet rreth saj vazhdojnë ende.

Sipas një sondazhi të vitit 2010, Dhimbja e Kosovës është përcaktuar midis 50 imazheve më tragjike në Historinë e Fotografisë Botërore. Fotoja mori më shumë vlerë nga stampimi mjeshtëror që u realizua në studion e Roland Dufau në Paris.

Tashmë, e kthyer në një vepër arti, imazhi i saj është ribotuar dhe ekspozuar në shumë vende të botës.

Nëntë vjet më pas, me të njëjtin motiv dramatik, u realizua edhe një imazh tjetër i përafërt, nga fotoreporteri amerikan Chris Hondros.

Në foton e tij me titullin e gjatë (Kosova Albanian women during a funeral for 46 villagers killed by Serbian troops, 1999, Racak, Kosova), paraqitet pothuajse e njëjta skenë tragjike, ku shprehet po aq fuqishëm dëshpërimi dhe revolta e grave kosovare gjatë varrimit të 46 viktimave nga dhuna serbe në vitin 1999.

Në vitin 1999, Hondros ndodhej në Kosovë për të ndjekur nga afër përpjekjet për liri të banorëve vendas.

Me kamerën e tij ai bëhet dëshmitar i konflikteve dhe ngjarjeve dramatike të kohës.

Dhe imazhi që realizoi me portretet e grave kosovare, fiksuar nё aparatin fotografik, nisur nga kompozimi, bota e personazheve, ngjyrat, dritë hijet dhe elemente të tjerё vizivë, duket si një tablo me ngjyra vaji.

Ajo të pushton me fuqinë e dhimbjes që shprehet aty dhe të ngjall shumë revoltë ndaj dhunës barbare. Është një vepër e plotë artistike.

Pas fotos tronditëse Dhimbja e Kosovës, ky është një tjetër imazh i fuqishëm dramatik me të njëjtin subjekt, që transmeton dhimbjen e grave shqiptare për humbjen e të afërmve të tyre prej dhunës së egër serbe.

Fotoja e Hondros-it, nëntë vjet më pas, preku përsëri ndjeshmërinë e opinionit botëror ndaj të drejtave të njeriut. Origjinali i kësaj vepre është ekspozuar në Courtesy Gregg Museum of Art & Design, NC State University, në Amerikë.

Fotoja e fotografit Pirro Naçe, që botohet po në këtë faqe, është realizuar po atë vit (1999), në një nga çadrat e refugjatëve kosovarë. Fëmija  i sapo lindur ato ditë, i vendosur në qendër të imazhit, duket si simbol i shtetit të ri të Kosovës, shpreh vazhdimësinë e jetës edhe në kohë të vështira.



Interesimi për pasqyrimin e dramave të kohës e ka nxitur edhe piktoren kanadeze Maria Gabankovën për realizimin e një prej krijimeve të saj më të bukura.

Figura e gruas së re, në tablonë e titulluar Kosova, e mbështjellё nga një cohë e kuqe ngjyrë gjaku, të krijon emocionone të forta duke dashur qё ta soditësh gjatë.

Përballë asaj pikture përjetohen dhimbjet e ditëve të luftës. Tabloja të tërheq nga larg me portretin e gruas së re, imazhin e saj tё bukur e të brishtë femёror, të pikturuar me finesë.

Aty ndihet gjithashtu dhe dinjiteti e qëndresa për të përballuar ditët e vështira; e gjithë figura ngjan si një statujë solide, e mbuluar tërësisht, nga koka dhe i gjithë trupi, me një cohë të kuqe që mund tё merret edhe si veshja e gruas.

Në strukturën e pikturës Kosova ndjehet fuqia e dramaciteti i realizmit magjik, i njëjtë si në romanet më të njohur të këtij drejtimi artistik.

Figura e vajzës midis kontrasteve epike të ngjyrave kuq e zi, përshkohet nga penelata të fuqishme dhe pastoze, që bëhen më të ndjeshme nga draperitë e copës së kuqe, nga dritë-hijet e theksuara, si dhe simbolika që krijohet me këtë rast.

 Gruaja e re duket sikur mishëron imazhin e shtetit të ri të sapo krijuar në Ballkan. Përvoja e fituar gjatë kopjimit tё mjeshtërve më të shquar të pikturës klasike, ka ndikuar edhe në stilin të kësaj tabloje, ku ndihet fuqia e realizmit klasik, por përmes një gjuhe më bashkëkohore.

Gabankova vazhdon të krijojë në ditët tona dhe është një nga artistet e njohura në pikturën e sotme kanadeze.

Ajo është profesore e pikturës në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit në Ontario. Ndërkohë është e pranishme në veprimtari të njohura të artit bashkëkohor në gjithë vendin e saj, në Amerikë dhe në Europë.

M. Gabankova ka organizuar mbi 30 ekspozita vetjake dhe ka marrë pjesë në më shume se 50 ekspozita të përbashkëta në Kanada dhe në vende të tjera.


Fotograf gjerman Hans Hildenbrand, i njohur për autokromat që fiksoi gjatë Luftës së Parë Botërore, midis fotove tё tij më të bukura me subjekte nga vende të ndryshme të botës, në revistën e njohur National Geographic, ka botuar një nga pamjet piktoreske pёr Kosovën. Peizazhi i fiksuar prej këtij mjeshtri në shtrirjen horizontale, me pemët e larta të bleruara në sfond, me figurat e fshatarëve në oborrin e shtëpisë, të kujton pikturat e romantikëve, ku ndjehet prehja e qetë, njё atmosferë e ngrohtë e miqësore.

Ndriçimi i butë që përhapet në gjithë kuadrin ka lakuar e rrumbullakosur format e reve, të pemëve, të çatisë së lartë mbuluar me kashtë dhe objekteve të tjera për rreth. Aty duket sikur asgjë nuk lëviz, ndërkohë frymon jeta e një dite të gëzueshme pranverore.

Kjo foto, e realizuar pak kohë pas autokromave të koleksionit francez Albert Kahn nëpër Kosovё, Shqipëri (1913) dhe në botë, e shkrepur në distancë nga njerëzit, ngjan si peizazhet e pikturuar me pastel, ku kalimet e buta të nuancave krijojnë një tis melankolizmi.


Pas disa veprimtarive të përbashkëta në Angli dhe në Francë, si dhe ekspozitave vetjake në Londër, Bristol, Cornwall apo në Gjermani e Irlandë, piktori Ray Atkins, në vitin 2001, ekspozoi në Art Space Gallery të Londrës peizazhet që kishte realizuar gjatë viteve të fundit nëpër disa vende të Europës. Nën titullin “Ritmi i Stinëve” (Rhythm of Seasons), piktori paraqiti aty po aq edhe ritmin e ecurisë së tij stilistike në gjininë e peizazhit.

Nga dëshmitë më domethënëse të kësaj ecurie mund të cilësohet tabloja me pamjen pranverore nga Kosova.


 E realizuar në prill të vitit 1999, në pikturë shfaqet një pllajë e lartë mali sapo i gjelbëruar, në ditët e para të pranverës.

Përmes penelatave pastoze dhe kontrasteve që krijohen midis nuancave të gjelbra të barit dhe ngjyrave të ngrohta nga shpërthimi i luleve të porsaçelura, lirisht krijohet atmosfera e një dite të gëzuar.

E pikturuar fill pas mbarimit të luftës (1999), tabloja ka një mbivendosje të hapur dhe një qasje të qartë figurative simbolike e cila shpreh ardhmërinë e Kosovës, rrugën drejt jetës së re e të lirë që kishte nisur, njëlloj si pranvera, gjithkund e pranishme në ngjyrat dhe konceptin e asaj pikture.


Somario

Në vitin 1999, Hondros ndodhej në Kosovë për të ndjekur nga afër përpjekjet për liri të banorëve vendas.

Me kamerën e tij ai bëhet dëshmitar i konflikteve dhe ngjarjeve dramatike të kohës.

Dhe imazhi që realizoi me portretet e grave kosovare, fiksuar nё aparatin fotografik, nisur nga kompozimi, bota e personazheve, ngjyrat, dritë hijet dhe elemente të tjerё vizivë, duket si një tablo me ngjyra vaji.

Ajo të pushton me fuqinë e dhimbjes që shprehet aty dhe të ngjall shumë revoltë ndaj dhunës barbare. Është një vepër e plotë artistike.

 

Pas fotos tronditëse Dhimbja e Kosovës, ky është një tjetër imazh i fuqishëm dramatik me të njëjtin subjekt, që transmeton dhimbjen e grave shqiptare për humbjen e të afërmve të tyre prej dhunës së egër serbe.

Fotoja e Hondros-it, nëntë vjet më pas, preku përsëri ndjeshmërinë e opinionit botëror ndaj të drejtave të njeriut. Origjinali i kësaj vepre është ekspozuar në Courtesy Gregg Museum of Art & Design, NC State University, në Amerikë.
 

Interesimi për pasqyrimin e dramave të kohës e ka nxitur edhe piktoren kanadeze Maria Gabankovën për realizimin e një prej krijimeve të saj më të bukura.

Figura e gruas së re, në tablonë e titulluar Kosova, e mbështjellё nga një cohë e kuqe ngjyrë gjaku, të krijon emocione të forta duke dashur qё ta soditësh gjatë. Përballë asaj pikture përjetohen dhimbjet e ditëve të luftës.

Tabloja të tërheq nga larg me portretin e gruas së re, imazhin e saj tё bukur e të brishtë femёror, të pikturuar me finesë. Aty ndihet gjithashtu dhe dinjiteti e qëndresa për të përballuar ditët e vështira; e gjithë figura ngjan si një statujë solide, e mbuluar tërësisht, nga koka dhe i gjithë trupi, me një cohë të kuqe që mund tё merret edhe si veshja e gruas.

 

 

Fotograf gjerman Hans Hildenbrand, i njohur për autokromat që fiksoi gjatë Luftës së Parë Botërore, midis fotove tё tij më të bukura me subjekte nga vende të ndryshme të botës, në revistën e njohur National Geographic, ka botuar një nga pamjet piktoreske pёr Kosovën. Peizazhi i fiksuar prej këtij mjeshtri në shtrirjen horizontale, me pemët e larta të bleruara në sfond, me figurat e fshatarëve në oborrin e shtëpisë, të kujton pikturat e romantikëve, ku ndjehet prehja e qetë, njё atmosferë e ngrohtë e miqësore.

Ndriçimi i butë që përhapet në gjithë kuadrin ka lakuar e rrumbullakosur format e reve, të pemëve, të çatisë së lartë mbuluar me kashtë dhe objekteve të tjera për rreth.mapo.al

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)