28 Prill 2024

Hapja e arkivave, a do të zbardhte fytyrën e vërtetë të Berishës

Shkruar nga Faik Krasniqi

E lexova me vëmendje shkrimin e Nexhmedin Spahiut me titull “Kur të hapen arkivat e Beogradit e Tiranës”! Po, si të hapen arkivat në Beograd dhe në Tiranë?

Ata që udhëheqin sot janë të zhytur në aferat e tyre me zbulimet e huaja, sidomos UDB-ja.

Nga shumë shkrime të lexuara edhe në vitet ’90, por edhe në ditët e sotme, rezulton se Berisha, është rekrutuar që në moshën 15 vjeçare, fillimisht ndoshta pa e ditur as ai vetë, nëpërmjet xhaxhait të tij.

U dërgua në shkollë të mesme në Tiranë dhe UDB-ja, është kujdesur në vazhdimësi për edukimin e tij, por edhe për financimin e vazhdueshëm.

Agjentura Jugosllave bëri ç’është e mundur që Berisha të afrohej me udhëheqjen komuniste, dhe ai në një farë mënyre ja arriti të futej në familjen e diktatorit Hoxha, duke u bërë mik i ngushtë i djemve të tij.

Me ndërhyrjen e UDB-së, Berisha u dërgua për studime në Francë, ku takimet me këtë agjenturë u bënë më të lehta.

Edhe martesa e Berishës, me një bijë me prejardhje nga familje me pozita të rëndësishme në Serbi, u promovua nga jugosllavët.

Kështu, Berisha u fut mirë në qerthullin e agjenturës së Beogradit, dhe kjo e fundit priste ditën që agjenti i tyre të dilte në pah.

Është gjithashtu fakt se ditën e themelimit të PD-së, Berisha nuk gjendej në Tiranë por në Bari!!!??? Me kë u takua në Bari??? Çfarë detyrash mori??? Deri tani nuk është hedhur dritë mbi këtë vizitë.

Me t’u kthyer nga Bari, Berisha e rimbledh edhe një herë komisionin nismëtar, dhe me njerëzit e UDB-së, detyron Azem Hajdarin të spostohej nga kryesimi i PD-së.

Sjellja dhe qëndrimi i mëtejshëm i Berishës, ka qenë vetëdemaskues për rolin e tij në favor të politikës të Beogradit.

Kur gjithë bota e bllokoi furnizimin me naftë të makinerisë vrastare serbe të luftës, ishte Berisha shpëtimtari i Millosheviçit, duke e furnizuar atë nga Shqipëria.

Këtë gjë Berisha e ka pranuar hapur, por me arsyetimin se gjoja këtë gjë e ka bërë për t’i “ngrohur” shqiptarët e Kosovës.

Qëndrimi i Berishës ndaj luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe UÇK-së, ka qenë tejet skandaloz.

Të gjithë i dijnë qëndrimet e tij, kundër kësaj lufte, kundër UÇK-së, duke i quajtur ata terroristë.

Po kështu ai bëri ç’është e mundur për të penguar shkuarjen e përfaqësuesve shqiptar në Rambuje dhe ishte kundër sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Të gjitha këto faktohen nga shkrimet e gazetës RD (Rilindja Demokratike), të asaj kohe, nuk është nevoja të hapen arkivat.

Ka shumë fakte të tjera që komprometojnë Berishën në qëndrimet e tij ndaj çështjes së Kosovës.

Ai, as me Presidentin Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën, nuk arriti të takohej, si rezultat i refuzimit të këtij të fundit ndaj qëndrimeve të Berishës.

Hapja e arkivave siç thotë Nexhmedin Spahiu, do të bënte që shqiptarët këtej dhe matanë kufirit të habiten me çfarë racë politikanësh kanë të bëjnë...

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë të”ALEANCA KUQ E ZI”) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)