06 Maj 2025

Grujveski dëshiron të zbrazët mbi shqiptarët e Maqedonisë

Shkruar nga Blerim Burjani

Konflikti që ka kapluar disa pjesë të Maqedonisë nuk është asgjë e befasishme duke pas parasysh zhvillimet e fundit në këtë shtet, i cili po ballafaqohet me një kompleksiteti te fuqishëm të ngjarjeve.

Beteja me e madhe po bëhet ne mes vet maqedonasve, Bërja publike e përgjimeve ditë pas dite e solli pashmangshëm deri këtu, pushteti i korruptuar maqedonasve prej bërjes së strukturave biznesore dhe të përfshirë shumë zyrtarë të këtij shteti po shkaktojnë probleme serioze në shtet, biznesi dhe interesi i partisë së Grujevskit ka shkuar aq larg sa që vështirë është se këto gjera mund te ndalën vetëm më kaq.

Stabilizimi i gjendjes atje duhet të ndodhë, të gjitha këto gjera të pushtetit të kriminalizuar në Maqedoni mund te ndalën me rrugë të drejtësisë apo veprimit të institucioneve të rendit dhe ligjit, ti ndalin të gjitha bizneset e paligjshme të  shumta atje të pushtetarëve maqedonas.

Bërja publike e  shumë skandaleve të zyrtarëve të Grujevskit,  të gjithë e kanë ditë se  nuk do të mund të shkojë larg ky shtet i cili përveç  skamjes dhe bizneseve të paligjshme që e kanë kapluar atë e ka kapluar edhe që një kohë të gjatë mos zgjidhja e problemit me Greqinë sa i përket  emërtimit të këtij shteti i cili shtet pra Maqedonia  ka probleme serioze me historinë e vet  etnike.

Faktori shqiptar në Maqedoni duhet të mblidhet dhe të sugjeroj kujdesin për gjendjen që mbretëron atje, e që ky konflikt është i nxitur nga raportet e tensionuar ne mes vet maqedonasve por te mos zbrazën në shqiptarë pakënaqësitë dhe korrupsioni  që ka ndodhë atje dhe po  ndodhë.

Kontrolli i biznesit privat gjithashtu është një problem i madh që në Maqedoni. Zyrtarët maqedonas sa herë mund te kenë  telashe ne mes tyre mund të shfrytëzojnë kartën nacionaliste për tu kacafytë me shqiptar atje.

Realisht kjo që po ndodhë atje s’ka asgjë të përbashkët me interesat shqiptare, duhet vepruar ne mënyrë inteligjente ka shumë rrugë dhe metoda tjera për të arrit qëllime politike pra përmes dialogut dhe marrëveshjeve, në taborin politik maqedonas  asnjëherë deri me tash nuk janë pajtuar me marrëveshjen e Ohrit, e cila nuk është implementuar asnjëherë plotësisht, ka forca politike maqedonas   që fare nuk iu konvenon fuqizimi  i faktorit shqiptar  atje dhe forcimi edhe demokracisë dhe tolerancës në mes vet partive shqiptare.

Maqedonia po mbetet shtet i përmendoreve të shumta maqedonase  me figura politike dhe historike të dyshimta,ky shtet i përmendoreve duke ndërtuar nëpër Shkup e gjetiu nuk i ofron identitet maqedonasve  të kontestuar me histori.

Problemet e brendshme ne mes maqedonasve nuk mund te zgjidhen me shqiptar, vet maqedonasit mbajnë përgjegjësin për prishjes  se sigurisë në shtet, skandalet e mëdha që e kanë përcjellë këtë shtet e bëjnë shtet jo serioz dhe e sjellin në pozitë të qënunit shtet a po jo apo duhet të reformohet shteti.

Policia maqedonase duhet të nisin bastisjet nëpër shtepit e zyrtarëve të lartë të Grujvskit, dhe vet atij e jo të bastisin dhe imagjinojnë rreziqe me shqiptarët atje, kjo lojë politike në mes maqedonasve duhet të ndalet edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ua bëjë me dije se duhet të ndalen provokimet dhe  nxitjen e konfliktit etnik atje.

Maqedonasit po vuajnë për shkak problemeve që kanë ndërmjet veti dhe me demokraci të brishtë dhe sektor privat të korruptuar.

Pallavra të shumta dhe deklarime të pakuptimta po bëhen nga zyrtarët maqedonas se dikush nga jashtë ka hy brenda po imagjinojnë kundërshtar apo armiq të pa ekzistushëm për momentin dhe rrethanat që gjenden vet maqedonasit, dihet se këto incidente aspak nuk shkojnë në interes shqiptarëve atje, këto incidente dhe konflikte luftarake mund të i konvenojnë vetëm Grujevskit  dhe opozitës së  tij që kanë lëkundur themelet e Grujveskit në pushtet, nuk mund të inskenohet  asnjë rast   atje etnik për tu zbrazë në karta nacionaliste,  e problemi më i madh për momentin në Maqedoni është Grujevski.

Kjo lojë atje e bërë nga shërbimet sekret maqedonase është shumë e rrezikshme për vet maqedonasit, ata kanë probleme ndërmjet veti me biznese dhe përfitime t ë paligjshme por jo problemet e tyre të zbrazën në kartë  të luftës etnike.

Nëse ka pakënaqësi atje e që dihet që ka ato mund të fillohen të negociohen por jo të shkaktojnë konflikte e vrasje të civilëve dhe të askujt atje.

Nuk ka kuptim as politik e as strategjik situata atje e krijuar, kur ka konflikte ka edhe kërkesa të natyrave politike atje për  momentin nuk ka kërkesa politike por shqiptarët kërkojnë të mos sulmohen nga forcat maqedonase dhe mos të nxisin dhe ndërtojnë hipoteka për rrezikimin e shtetit, se askujt nuk i intereson një shtet i tillë i cili gjendet para bankrotit demokratik.  

Konflikti duhet të ndalet të kërkohen rrugë tjera  pra negocimi për gjera të cilat fuqizojnë demokracinë në këtë shtet. Pra konflikti duhet të pushojë menjëherë  dhe ti epet gjasa ndaljes së dhunës dhe rifillimit të jetës normale. Kjo kërkesë duhet të iu bëhet Grujevskit nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)