Gjykata Speciale dhe EULEX

Shkruar nga Blerim Burjani
Gjendja aktuale dhe kriza artificiale e pa qen tash e bërë që nga viti 2014, ngërçi politik , e 2015, e në veçanti në vitin 2016 vazhdon edhe pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës të mbretëroj diçka e pa zakontë dhe absurd politik dhe institucional, kur dikush vendos kërkesa te pamundshme dhe absurde dhe vazhdon politikisht të veproj dhe në mënyrë te pazakonshme.
Për këtë kategori njerëzish të tillë që vendosin kësi gjerash mendojnë se kanë bërë mat si në lojën e shahut, realisht matë ndoshta më shumë i kanë bërë qytetarëve se vetes së tyre. Kjo kategori nuk brengoset fare.
Rrëmbimi i shtetit dhe lufta për pushtet janë dy fenomene që kanë kapluar shtetin tonë, rrëmbim të cilën e ka bërë duke rrokullisur teposhtë interesin qytetar që e ka bërë pozita dhe rrokullimë përpjetë që bënë opozita, kësaj i thonë rrëmbim mbi rrëmbim veç a mundesh, nëse jo vazhdon, nëse po - lëvdohet për disa vjet se e hoqi nga pushteti pozitën.
Kjo kategori njerëzish pa edukatë institucionale vazhdojnë të trazojnë shtetin dhe klasën intelektuale.
Motoja bënë çka të duash më rëndësi me fitua e me jetua prej politike, kjo kategori e njerëzve të cilët nga politika i fituan të gjitha pa pas gjë para shpirtit as shkollë e as punë, tash e kanë pa se vetëm me politik ne vend biznesi kjo kategori shndërrohet në klasë të pasurve.
Kështu dikur ua mësyn edhe në Bullgari dhe Rumani e në Kroaci e po disa u ndjeken penalisht e disa ikën e tjerëve plotësisht ua konfiskuan pasurin dhe shteti u qetësua.
Edhe në Kosovë bashkësia ndërkombëtare duket se do pastrimin e shtetit nga njerëz mbi rendin dhe ligjin, një pjesë është prapa grilave një pjesë është në gjykim, disa kanë ikur jashtë shtetit ndërsa pjesën tjetër pritet ta kryej Gjykata Speciale.
Këto absurde dhe bllokada diku kanë me dal se këtyre njerëzve si pozitës si opozitës diçka pritet te u ndodhë, jo rastësisht janë këto gjera dhe ndodhi absurdi që kanë katandisur shtetin , harami del kanë thanë kështu ky haram po pritet të ndëshkohet nga gjykatat ndërkombëtare së paku kështu janë dëgjuar njerëz në qarqe ndërkombëtare se fundi i këtyre njerëzve që nuk ndalen duke u marr me politikën si biznes e skanë pas as dugaj në katund, këtu diçka ka me dal- me mbet në fund përnjëmend kurrgjë.
Historia e Kosovës është e dhimbshme njëherë mezi e bëmë shtetin e pavarur tash problemin me të madh e kemi qysh me ndërtua shtetin pa përfitues politik.
Kështu deri tash e bon rrush e kumbulla, e trazuan plotësisht ku edhe pleqtë e mësuan fjalën tender dhe i qitën prej binareve demokracinë, dinjitetin familjar e të gjitha së bashku as nuk mbet marre as asgjë, ky është nivel jo kulturor dhe pa zotësi e veprimit të shtetit.
Të gjitha pushtetet u politizuan asnjëri nuk mbeti i pavarur as gjyqësia, përderisa njerëz të shumtë u bënë gjithçka e tash luten kudo që janë të vazhdojë kështu punë e madhe a ka shtet ligjor apo rend, kush merret me ketë punë më rëndësi është me bërë ndikim dhe me zgjidh probleme të shumta familjare, partiake kështu mendon kjo klasë politike ne vend.
Disi fundi do të vij por nuk do të vij mirë për këtë kategori që nuk është vetëm në Kosovë i parë ky fenomen por ky destrukcion shtetëror u pa në të gjitha shtete pos komuniste dhe shumica sot i kanë zgjedhë këto probleme ka mbet Kosova, Maqedonia dhe Shqipëri për të zgjedhë probleme te tilla sa më parë aq më mirë , më mirë më bërë vet se me e bërë te tjerët, duket se në Kosovë ia lanë Gjykatës së EUELX dhe Gjykatës Speciale.
Nëse ndodhë kjo do te jetë një stuhi e fuqishme, ku këta njerëz do ti bëjnë pikë e pesë , ashtu si i kanë bërë ne disa shtete, andaj secili do të fillojë të ik prej secilit dhe sot ë distancohen prej njeri tjetrit duke u munduar për shpëtuar.
Loja sështë e mirë, diçka e keqe po zihet në shtet që një kohë të gjatë , të gjithë këta njerëz mbi rendin e ligjin e kanë marr vesh andaj diqysh duhet me iu kundërvënë se ska me lanë frajerllak me shit më,megjithatë është e keqe se ka mundur vet Kosova gradualisht te lirohet nga para -politika dhe njerëz të tillë përfitues nga politika dhe Kosova të ndërtoj një demokraci dhe shtet të mirëfilltë demokratik ku të gjithë do te jenë të barabartë para ligji dhe të gjithë duhet të punojnë shumë për të mbërri në jetë jo duke fol pallavra se ata din diçka për shtetin, kjo kategori njerëzish kurrë skanë ditë as çka është partia politike e as shteti dhe as çka janë institucionet por kanë ditur me bërë shtetin rrush e kumbulla,kjo punë duhet te ndalet nga vet qytetarët e Kosovës, duhet të ndryshohet kjo mendësi anarkike e këtyre njerëzve përmes zgjedhjeve qytetarët duhet të iu tregojnë vendin ku e kanë.