28 Prill 2024

Fushata e zgjedhjeve në Kosovë krijon zhurmë rreth shamive

Shkruar nga Asllan Dibrani

Fushatë elektorale "Unë ty shaminë, ti mua votën" qe po sjellin përçarje shantazhime denigruese  dhe huti në botën e femrës shqiptare, por edhe në rrafshin kombëtar!?.

- Garë e rrallë elektorale është duke u zhvilluar në Kosovë, nga e cila mobilizimi partiak,individual dhe grupor të përfitojnë sa më shumë masën në forma të ndryshme, që ende si trup zgjedhor është tejet i brishtë kur është në pyetje vota?

- Të paktën partitë politike me orientim laik deri në zgjedhjet e këtij viti, asnjëherë nuk janë vërejtur të bëjnë një fushatë të hapur për t’ia fituar zemrat këtij elektorati në stilin garues" Unë ty shaminë, ti mua votën". Por, krijimi i problemit të shamive, si duket ka nxitur që partitë në pushtet të shfrytëzoj instrumentin shtetëror apo institutin për përçarje shantazhuese dhe denigruese në botën e femrës shqiptare, por edhe në rrafshin kombëtar?

- Nuk është gjithçka e nevojshme për debat,por partitë politike dhe udhëheqja e jonë kurrë nuk janë të motivuar që të trajtojnë, debatojnë  rreth problemeve kyçe,për të cilat ka nevojë të bisedohet dhe të mënjanohet e keqja në shoqërinë shqiptare.

Anarkia e ka kapluar Kosovën duke e ngulfatur sepse, grupe, lëvizje, banda, klane të ndryshme kanë venë nën kontroll komunitetet e tyre apo tentojnë qe ti përfitojnë me mashtrime shantazhe, dhënien e drekave apo darkave për vota!

- Temat dhe debatet  për çështjen fetare apo shaminë, duket se janë disa tema sekondare,  me çka nuk trajtohen tema qe përfshijnë  elementet e formimit të shtetit dhe përforcimin e tij!

Nuk mbizotëron ligji në Kosovë i sanksionuar në barometrin kombëtar për një rregullore për tu zbatuar në praktikë. Anarkia e ka kapluar Kosovën duke e ngulfatur sepse, grupe, lëvizje, banda, klane të ndryshme kanë venë nën kontroll komunitetet e tyre apo tentojnë qe ti përfitojnë me mashtrime shantazhe, dhënien e drekave apo darkave për te përfituar votën e pa merituar. 

Këto  forca politike nuk e vrasin mendjen në  mjerimin qe e ka përfshirë  shoqërinë kosovare. Kështu këta anarkistë manipulojnë  në emër të lirisë me shtresën ma të madhe të  besimit fetar islamik, duke i ndërsyer disa shërbëtor me orientime çorientuese në interesin  e prapambetjes  qe i ka mbuluar disa shtete aziatike, po edhe fqiun tonë Serbinë, qe natë e ditë veprojnë kundër populli shqiptar të lashtë dhe me vlera ndërkombëtare me kulturën e vet.

Kandidati i LDK- së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të lejoj shaminë dhe degradimin në shkollat e Gjilanit, po çka bënë Lutfiu me Prishtinen, Mitrovicën, Ferizajn dhe rajone tjera?,kësaj i thonë përçarje me vetëdije apo pa vetëdije!!!

- Tani mos të flasim për çështje urbane, infrastrukturë, ambient, shkencë, kulturë teknologji si elemente  jetësor, qe rrallë kush  e diskuton apo e hedh në qendrën e vëmendjes  si problem në shoqërinë kosovare për papunësia  qe e ka prekë në palcë Kosovën!

- Në këtë fushatë propagandimi, të lejimit, apo mos lejimit të vënies së shamisë në shkolla dhe vende publike, sikur janë  futur në forma kolektive si parti, apo grupe, po edhe  në mënyra personale siç ishte rasti i kandidati të LDK- së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të lejojë nxënëset e mbuluara të vijojnë mësimet nëpër shkollat publike të Gjilanit, një gjë absurde dhe anakronike, me çka ai ka lëshuar zërin e përçarjes dhe ndezjes së zjarrit në  shtresën ma të pa vetëdijshme   të shoqërisë shqiptare, në shtresën me pak të arsimuar,siç është rasti i besimtareve  në fenë  e besimit  mysliman.

Madje shkon edhe ma larg duke u përjargur në rast nevoje thekson, do të ulem edhe unë me to në banka. Vallë lind pyetje nga kush po i mbrojka ky  politikan  nxënëset e shkollave shqipe në Kosovë?

Hazdret Haxhi Lutfi Efendi Hazirit- shkurt Luta " i  Gjilanit foli për qefin e Shefqet Krasniqit

Në këto tema aq të pa vlera hyjnë edhe disa  projektues me synime të errëta nga  këndi i ekstremizmit fetar, siç dolën në  këtë  momente  parregullsitë  në zgjedhjet aktuale në Kosove nga të cilat shumica e komunave mbeten në balotazh siç është edhe rasti i " hazdret Haxhi Lutfi Efendi Hazirit- shkurt Luta " i  Gjilanit.

Haxhi Lutfi Hazir- Luta,  sikur e trimëroj Shefqet Krasniqin qe i lëshoj shumë komplimente i cili ka thënë se është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla!

- Shefqet Krasniqit si shkas u bë Luta dhe  ju vërsul Ministrisë kosovare të Arsimit qe nuk po e miratojnë një gjë te tillë.

- Shefqet Kraniqi, madje hyni edhe ne shkallë vendi duke krijuar përçarje në popull duke i përkrahur disa kodosh  politikanë që po ja respektojnë fenë.

Si të përkëdhelur të Shefqet Efendi Krasniqit ishin, Refki Suma në Han të Elezit, Ragip Begaj në Malishevë, e disa të tjerë të skenës politike me çka kane arritur deri në foltoret e Parlamentit të Kosovës.

- Si Lutfi Haziri të ndyrë për pushtet ka Kosova sa të duash, duke filluar të partitë e mëdha, pastaj të AKR- ja, Vetëvendosja e mos të flasim për Ferid Haxhi Aganin nga partia e Drejtësisë qe kryet e ka në Turqi dhe bashkëpunëtorin serbo- arab- turk Fuad Ramiqin qe u zbulua këto dite  nga inteligjenca e Kosovës.

Këta po e shfrytëzojnë  varfërinë ekstreme, po edhe të gjitha resurset nga taborët politike për një të keq e që po i ndjellin popullit shqiptar, duke ja mihur varrin shqiptareve kudo qe janë.

Në vend se të hartohen programe ekonomike prosperuese, drejt zhvillimit ata,  sjellin dhe mbjellin kob, skamje dhe përçarje.   Partitë politike aspak të sinqerta, luftojnë për atë pushtet të mallkuam dhe gjithsesi me korrupsion deri në fyt.

Shumë, pashallarë janë lajmëruar si mburoje e kombit shqiptar përmes shamisë dhe fesë!

Fatkeqësia e jonë, e kombit shqiptar është se shumë, pashallarë janë lajmëruar si mburoje e kombit shqiptar përmes shamisë me çka po e cenojnë të kaluarën dhe vlerat emancipuese të femrës shqiptare.

- Fatalitet qe përsëritet si tragjedi, gjithmonë ne historinë tone Kombëtare. Shamia është diç retrograde, e prapambetur dhe poshtërues për femrën shqiptare.

Prandaj duhet me një zë dhe në mënyrë energjike të hiqet kjo copë e mallkuar tekstili nomado- arabe nga kokat e femrës së bukur shqiptare. Gjinia mashkullore këtu duhej të ishte ma me  ndikim, por rolin vendimtar duhet ta merrnim femra e guximshme  intelektuale dhe të emancipuara siç janë zonjat Atifete Jahjaga,Alma Lama, Vlora Çitaku etj

Këto ngjarje po reflektohet negativisht edhe ne arenën ndërkombëtare me një epitet të çuditshëm për shaqiptaret !...

- Po befasohem me këto diskutime rreth shamive të cilat as që duhet fol rreth tyre, këto janë gjëra shumë të pa vlere dhe pa kur far dobie.

Këto lecka as që duhet diskutuar, sepse janë gjëra qe s'kanë kurrë një të mirë, pos përçarjes.

Po ma kujtojnë këto veprime propagandën antishqiptare të Serbisë, duke e përsëritë se shqiptarët janë fundamentalist nga e cila synimet e saj janë edhe sot e kësaj dite, ta shndërroje këtë popull në atë trend çorientues drejt degjenerimit, qe do të jetë një pasojë fatale dhe vetëvrasje dhe  tragjedi për popullin tonë.

Këto momente sjellin huti dhe  injorancë në popull, nga e cila po reflektohet negativisht edhe në arenën ndërkombëtare me një epitet të çuditshëm !...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)