01 Maj 2024

Familja, prona, shteti dhe grushtimi i Policëve

Shkruar nga Afrim Hoti

Pushteti i Hashim Thaçit, e ka marrë shumë seriozisht parullën “familja, prona, shteti”. Ky pushtet po i përmbahet madje me përpikëri edhe radhitjes së kësaj parulle, ku familja e prona vijnë para shtetit.

Duke e pasur synimin kryesor që të përvetësojnë çdo gjë publike për familjet e tyre, PDK-ja e sheh shtetin thjesht si një mekanizëm për mbrojtjen e maskarallëqeve që i bën gjithandej. Shteti shndërrohet në mjet të familjes të familjes mafioze që në telefon lajmërohet me fjalën “pronto”.

Duke qenë mbi shtetin, kjo familje banditësh e godet edhe shtetin nëse ky i fundit tenton sado pak t’i pengojë në mënyrën e tyre bandite të të jetuarit.

Në këtë frymë, këta banditë i kanë edukuar edhe djemtë e vëllezërit e tyre: të godasin policët sa herë që këta guxojnë t’i ndalin. Dhe të mos kenë fare frikë nga prokuroria e gjykatat sepse shefat e shefave janë kudo për t’i mbrojtur familjarët e tyre.

Aktet e familjarëve të këtyre politikanëve banditë, nuk kemi se si t’i ndajmë dhe t’i trajtojmë të veçuara nga ata. Vetë këta pushtetarë kanë deklaruar edhe publikisht që prioritet i tyre është rehatimi i familjeve të veta. Ky ka qenë mesazh paralajmërues për krejt sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës.

Kur një pushtetar thotë që familja ime është para shtetit dhe më e rëndësishme se shteti, ai njëkohësisht i jep mesazh familjarëve të vetë që kudo që shteti iu paraqitet si pengesë ta grushtojnë pa hezitim.

Kur para dy viteve, deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Florin Krasniqi, pati thënë se drejtuesit e PDK-së janë banditë dhe hajna, të gjithë reaguan duke na thënë qe ne jemi të vrazhdë në fjalorin tonë. Tani besoj e dalloni secili se për çfarë e kishte fjalën.

I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos dorëzohet dhe të reagojë edhe më ashpër ndaj sulmeve të tilla. Policia, prokuroria dhe gjykatat do të duhej ta mbronin të drejtën dhe interesin publik e në asnjë moment të mos zmbrapsen para grushteve të banditëve të mëdhenj dhe të vegjël qofshin ata.

/Fjala e Afrim Hotit, në deklarimet jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Republikës së  Kosovës/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)