30 Prill 2024

Ekonomia e kosovës dhe diskriminimi i gjilanit nga investimet

Shkruar nga Leonard Miftaraj

Mungesa e investimeve të huaja është rezultat i punës së keqe që është duke u bërë në legjislacion, korrupsion, krimi organizuar,monopolin etj.

Si ka mundësi që një investitor gjigant  të investojë në kosovë edhe pse nevoja për investime është e madhe kur dihet se numri i të papunëve është në extreme dhe pozita gjeografike është shumë e mirë për të investuar.

Si ka mundësi të investohet në një vend kur faza e pritatizimit të bizneseve apo të aseteve shtetërore është rikthyer si aseti kryesorë për pasurimin e politikanëve të ndryshem të cilët në njërën apo në anën tjetër janë të gjithë të zhytur në këtë proces. Unë personalisht nuk dua të përmend emra në këtë deklarat timen por dua ta rikujtoj se si ka mundësi kur dihet se agjencioni për privatizim është organ shtetëror të ketë problemet më të mëdhaja pikërisht me personat zyrtar të cilët kanë ndikim në të gjitha organet kompentete shtetrore, dua të marr shembull rastin e “Hotelit Grand”, fabrikës së cimentes “Sharr Cem” etj

Privatizimi ptk dhe keqmenaxhimi i këtij procesi është një pasqyrë e mirë se sa është punuar në interesin e zhvillimit ekonomik të vendit, ekspertët ndërkombetar dhe kompanitë serioze vëzhgojnë c’do proces. Nuk mund të quhet pozitive diqka apo ndonjë marrëveshje pozitive nese të kënaqur janë vetëm palët të cilët janë të zhytur mbrenda marrveshjes.

Në një privatizim si rasti i ptk-së i një kompanie me ndikim të madh në gjithë kosovës do të ishte e rrugës për një proces demokratik dhe ligjor ose vetëm e vetëm për ti mbyllur gojën të tjerëve të bëhej publike c’do gjë mbi kompaninë blerëse aksionaret etj

Disa persona të fuqishëm në kosovë udhëheqës të vendit të cilët në vendet të ndryshme ku mbizotron ligji kanë të ndaluar qëndrimin e tyre si rrjedhojë  e keqpërdorimeve të penzioneve të vendeve përkatëse apo backraundit të keq të tyre gjatë qëndrimit në ato vende e në vendin tonë janë persona me ndikim të madh ky kontrast na largon nga investimet përderisa shumë udhëheqës tanë janë përzenë nga vendet e ndryshme dhe tek ne udhëheqin me vendin si ka mundësi një investitor i huaj të investojë apo të bashkpunojë me persona të tillë.


Gjilani i diskriminuar nga qeveria

Gjilani është dëmtuar nga procesi i decentralizimit është coptuar në shumë pjesë për shumë interesa të ndryshme po jo në interesat e Gjilanit.

Në fazën e privatizimit Gjilanit u janë privatizuar asete të komunes nga agjencioni për privatizim pa pëlqimin e komunës në dëm të qytetarëve gjilanas në dëm të komunes së gjilanit.

Gjilani ka nevojë për punë, Gjilani ka nevojë për ndërtimin e një zone ekonomike kam fjalën për një zonë ekonomike e cila do të jetë në shërbim të bizneseve të qytetarëve ku do të shërbeje për zhvillmin dhe ngritjen e numërit të punsuarve pra të bëhet diqka efektive dhe jo dekoruse sepse kemi raste në Kosove pikerisht me zonat ekonomike ku janë bërë investime të dështuara me parat publike të mbledhuara nga taksapaguesit apo populli.

Gjilani si urëlidhëse me dy shtetet vend kyq i bashkimit në mes shqiptarëve të lugines së preshevës shqiptarëve nga Maqedonia ,Gjilanit i mungojnë autostradat në Gjilan mungon hapja e kufirit në zheger ku do të bëhej lehtesimi i qarkullimit të shqiptarëve nga Maqedonia në drejtim të Kosovës si dhe te gjithë qytetarëve nga Kosova për në drejtim të Maqedonisë.

Në Kosovë edhe pse në mitingje politike mitingje festive flitet shumë me terme patriotike e në të vërtet me vepra preket gjepi i shqiptarve, qytetarëve të preshevës u është vu një taks e cila është e lart për qytetarët të cilët vizitojnë Kosovën e ne shqiptarët nga kosova duhet të mundohemi të bëjme sa më të lehte qarkullimin e tyre sepse kjo është në të mirën e gjithë kombit shqiptar një kërkes e imja personale është që qytetarëve nga presheva te ju zvogelohet taksa e sigurimit apo në një variant tjetër ku me po te njejtin cmim të ju rritet afati i qëndrimit .

Në Gjilan shkollat, ndriqimi i qytetit, renovime të ndryshme të objekteve publike shumica e tyre punëkryes i kanë kompanitë të cilat nuk i përkasin Gjilanit.

Unë jam i sigurt që si kandidat per keshilltar komunal I levizjes vetvetvendosje do të kontribojë në të mirën e qytetit tim në të mirën e komunitetit duke kontribuar që fëmijet të mos kenë nevojë të shetisin rrugëve me Kalashnikov thjesht do të mundohemi të jemi modest dhe as nuk do të premtojmë 100 milion do të premtojmë që c’do cent në dispozicionin tonë do të adresohet në të mirën e vendit dhe në drejtimin e duhur..

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)