27 Mars 2023

Edhe të pasivizuarit shqiptarë, do të duhej të ken të drejtë të rexhistrohen!?

Shkruar nga Refik Hasani

Regjistrimi i popullsisë në Serbi është regjistrim i rregullt i popullsisë të ekonomisë familjare dhe banesave që ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2021.

Do të mbahet nga data 1 deri më  datēn 31 Tetor 2022.

Në këtë rexhistrim kan pranuar të marrin pjesë edhe  shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci e Preshevë. Ky  është projekti kapital ku duhen përgatitje të nevojshme për regjistrimin konform standardeve të BE-së.

Edhe të pasivizuarit që pushteti i Serbisë  është duke realizuar pastrim etnik e diskriminim, kështu që  të gjithë të pasivizuarve t’ju lejohet të  kenë të drejtën të rexhistrohen pasi jan të lindur në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë në këtë rast në Serbi, dhe jan të evidentuar në librin Amzë të lindurve përkatësisht posedojm Shtetësin, që dëshmohet  përmesë Çertifikatës së lindjes.   

Do të duhej OSBE-ja dhe mekanizma tjerë të monitorojn tërësisht këtë proces që ka rëndësi shumë të madhe, sepse do të evidentohen, projeksionet e popullsisë, planifikimet demografike.

Ju kujtoj që në vitin 2011, shqiptarët e kësaj  Krahina shqiptare kan bojkotuar regjistrimin e popullsisë, e instanca ndërkombëtare, kan adresuar se rexhistrimi nuk duhet të bojktohet, e tani meqë po marrin pjesë të rexhistrohen të gjithë pa dallim dhe të publikohen në kohë dhe të pasqyrohet, real e në mënyrë objektive.  

Nëse Serbia nuk i rexhistron popullatën e pasivizuar, parashtrohet pyetja e pashmangshme të  kujt do të mbetët kjo kategori e popullatës. Pasi në Republika e Kosovës nuk jan rexhistruar, edhe tani mbesin jo të rexhistruar, të cilit shtet do të mbesin!?.     

Rexhistrimi, do të duhej realizuar  duke krijuar kushte, përmes formularëve edhe në gjuhën shqipe, por edhe stafi të trajnohen në kohë në përpjestim me popullatën e kësaj krahine.  

Rexhistrimi,i saktë e gjithëpërfshirës ku do të duhej dhe pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë cila është gjendja e tyre.

Në çdo formularë të parashifet edhe rubrika nëse është i pasivizuar dhe vetëm kështu do të dihet numri i saktë i të pasivizuarve.   

Dhe nëse nuk regjistrohen edhe kësaj here të pasivizuarit , mbesin jashtë sistemit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)