27 Prill 2024

Duhet zgjedhur mes qeverisjes së Hashimit dhe Liberalizimit

Shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje

Raporti i dytë mbi liberalizimin e vizave nuk është vetëm një dokument më shumë që evidenton ngecjet dhe regresin nëpër të cilin po kalon vendi ynë. Raporti i hartuar nga Komisioni Evropian është certifikatë e dështimit të Hashimit, dhe njoftim për izolim.

Mund të duken pak 30 e ca faqe të cilat i solli me vete delegacioni i Komisionit Evropian, por janë pikërisht këto 30 e ca faqe që skicojnë një pikturë të qartë se si duket Kosova në sytë e Bashkimit Evropian dhe shteteve të anëtare, dhe ashtu siç është ky vend.

Ky pasqyrim përmban fakte për korrupsion, krim të organizuar, sistem të munguar gjyqësor, stagnim në të drejta të njeriut, më pak fjalë tregon se kjo qeverisje ka dështuar për të ndërtuar shtet funksional.

Zyrtarët e lartë shtetëror u shprehën të indinjuar nga ky raport i padrejtë i Komisionit Evropian, të tjerët u zotuan për reforma. Është kjo qeveri që e solli Kosovën në këtë gjendje.

Kjo Qeveri e miratoi njëanshëm udhërrëfyesin në vitin 2009, dhe u zotua se në afat rekord do i përmbushte kushtet për liberalizim. Jemi në vitin e katërt nga dita e miratimit të udhërrëfyesit e as ligjet bazike nuk i kemi ende të miratuara.

Kjo Qeveri premton reforma ndërkohë që në planin e punës, në axhendën legjislative e mbi të gjitha në buxhet promovon stagnim, ngaqë asnjë nga këto dokumente nuk e reflektojnë zotimin për të përmbushur kushtet për liberalizim. Investojnë në rrugë, por jo në lëvizje të lirë.

Kjo Qeveri i shpall luftë korrupsionit çdo ditë, ndërsa vazhdon të “triumfojë” në faqet e para të gazetave me skandale të korrupsionit e krimit të organizuar. I shpallë luftë korrupsionit duke e luftuar çdo ditë, pavarësinë e gjyqësorit dhe drejtësisë.

Kjo Qeveri na flet për zhvillim ekonomik e Kosova sot nuk ka as zhvillim e as ekonomi, dhe për pasojë Qeveria befasohet se njerëzit të vetmen mënyrë të përballjes me këtë gjendje e kanë ikjen nga ajo.

Bashkimi Evropian, përmes Komisionit Evropian, dhe përmes raportit të fundit mbi liberalizimin e vizave e tha fjalën e vet, dhe është e qartë: Qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin në mes të qeverisjes së Hashimit dhe Liberalizimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)