29 Prill 2024

Duan ta fitojne luften e humbur nga eterit e tyre

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Ne faqe gazetash, ne faqe interneti dhe ne lajme te radios dhe TV-se po behen lajme, komente, analiza, intervista dhe shume spekulime per te ardhmnen e PDK-se dhe sidomos te Jakup Krasniqit dhe te atyre shqiptareve qe u deshmuan kunder Jugosllavise (Serbise) pushtuese dhe ideologjise se Titos e me vone ideologjise fashiste te Miloshevicit dhe miloshevicve te Serbise shoviniste.

Perpjekjet dhe lufta per çlirimin e kesaj toke te Shqiperise-Kosoves nga zgjedha e rende e Serbise (Jugosllavise) ishin titanike.

Per Jakup Krasniqin dhe per te gjithe ata shqiptare atdhedashes (kryesisht te rinj) nuk kishte te majte dhe te djathte. Kishte vetem shqiptare qe e donin lirine e Kosoves dhe te krahinave tjera te pushtuara te Shqiperise (dhe keta ishin shumica absolute e shqiptareve) dhe shqiptare (per fat, pakica absolute) qe ne nje menyre a ne nje tjeter (kush hapur e kush  shehur) bashkepunonin me pushtuesit e tokave shqiptare.

Te perpiqesh dhe te luftosh kunder Jugosllavise-Serbise nuk ishte e lehte, madje shumekujt i dikuj e pamundur.

Me Jakup Krasniqin dhe bashkeveprimtaret e tij aso kohe ishte vetem Tirana-shteti shqiptar, i cili ishte vene me tere fuqite e tij ne anen e dy te tretave te tokes (Shqiperise) dhe popullit te pushtuar shqiptar.

Kjo mbeshtetje nuk mungoi per asnje çast dhe ne te gjitha menyrat edhe gjate Luftes se armatosur çlirimtare.

Kjo edhe sepse askush ne bote nuk kishte (dhe nuk ka) me shume detyrim se shteti shqiptar per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise.

 Jakup Krasniqi dhe bashkeveprimtaret e bashkeluftetaret e tij (LPK-ja dhe UÇK-ja) treguan dhe deshmuan se ishin edhe politikane dhe diplomate te zote.

Me mençurine, pjekurine dhe pervojen e tyre politike dhe intelektuale fituan edhe dashamiresine dhe mbeshtetjen politike e ushtarake te SHBA-se, Evropes dhe mbare botes demokratike.

Kjo ishte edhe nje deshmi se per LPK-UÇK-ne (per te burgosurit politike dhe atdhedashesit shqiptare) nuk kishte te majte dhe te djathte, ideologji, me te çmuar dhe me me vlere se liria e Kosoves dhe e tokave tjera te pushtuara shqiptare.

Jakup Krasniqi me bashkemendimtaret, bashkeluftetaret dhe bashkeveprimtaret e tij nuk e kishin te lehte ta fitonin kete Lufte.

Kjo edhe per arsye se ne anen e armikut dhe pushtuesit te tokave tona ishin edhe disa "shqiptare", te cilet mbi Kosoven dhe mbi te gjitha kishin "patriotizmin jugosllav" (titizmin), te cilet me vone perfunduan edhe ne prehrin e Serbise milosheviçiane.

Keta "shqiptare" nuk besonin te liria e Kosoves, nuk besonin te Jakup Krasniqi dhe te perpjekjet dhe Lufta e LPK-se (pasardhse e grupeve atdhetare kunderjugosllve, ilegale), UÇK-se dhe e kombit shqiptar.

Humbja e Jugosllavise-Serbise u perjetua rende nga fara e tyre. Prandaj, menjehere pas Lufte, me ndihmen e UNMIK-EULEX-it dhe te organizatave dhe sherbimeve te shumeta qe nuk pajtoheshin me lirine dhe shkeputjen e plote te Kosoves nga Serbia, ky lloj "shqiptaresh" filojugosllave u riorganizuan dhe u mobilizuan per ta "rifituar" luften e humbur.

Perpjekjet e tyre u perqendruan me angazhimin e tyre ne parti politike (sidomos PDK, AAK...), ne administrate, polici, drejtesi, arsim, media...

Nje strehe e sigurte dhe premtuese per "projektin" e tyre kundershqiptar u be edhe feja, kryesisht ajo islame dhe xhamite e saj.

Xhamia dhe feja u shfryetzuan dhe po shfrytezohen me te madhe per ta deformuar fytyren (fotografine) shqiptare te Kosoves dhe te vete besimit te Zoti.

Megjithate, perpjekjet e tyre deri me tash, megjithe demet e medha, rezultuan te deshtuara. Per te patur rezultate me te medha ne "projektin" e tyre antishqiptar keto vitet e fundit jane angazhuar bijte, pjella e tyre. Luften qe nuk e fituan, qe e humben, eterit e tyre po perpiqen ta fitojne bijte e tyre me te "shkolluar".

Kjo pjelle e fares se tyre here nen masken e te majtes dhe here nen masken e te djathtes, here me masken e "kosovarizmit dhe here me masken e "amerikanizmit", here me masken e "demokracise" dhe here me masken e "evropianizmit", here me masken e "modernizmit" dhe here me masken e "liberalizmit" e te "reformes" po perpiqen dhe nuk jane pa rezultate, t'ia ndrrojne kursin kombëtar, demokratik, evropian, modern dhe proamerikan PDK-se.

Bijte e ketyre eterve qe humben luften bashke me Jugosllavine-Serbine perdite po na mbajne lekcione se si duhet ta reformojme partine, se si ta liberalizojme, djathtizojme, kosovarizojme...

Madje, kjo pjelle e kesaj fare filojugosllave here pas here leshon edhe ultimatume per PDK-ne: "reforme ose tung"!

Reforma e tyre nenkupton largimin e Jakup Krasniqit dhe te vlerave qe perfaqeson ai ne PDK dhe ne Kosove. Me sakte largimin e PDK-se, nxjerrjen e saj nga shtrati kombetar, demokratik, evropian...

Mbytjen e ndjenjes dhe te identitetit kombetar shqiptar, mbytjen e demokracise, te humanizmit, te drejtesise ekonomike dhe sociale, te solidaritetit, mirekuptimit, bashkepunimit... per interesat e Kosoves dhe te popullit te saj shqiptar.

Prandaj, PDK-ja dhe populli shqiptar i Kosoves u thote ketyre bijeve te atyre qe e kane humbur Luften me ne: Tung e kishit gjithmonë, udhe te mbare ne theqafje, ne humbjen e sigurte!

Luften qe e humben eterit tuaj nuk do te mund ta fitoni as ju. Pjella juaj mund ta fitoje nje beteje, por luften e ka fituar populli shqiptar, prandaj nuk ka kush qe mund t'ia marre kete fitore.

Populli shqiptar do ta fitoje edhe nje lufte tjeter gati te rendesishme sa ajo qe fituame kunder Jugosllavise-Serbise: Luften kunder korrupcionit, krimit te organizuar, varferise, autokracise, autoritarizmit dhe prapambetjes ekonomike e kulturore.

/Autori është anetar i Kryesise se PDK-se/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)