05 Maj 2025

Dita botërore e (pa) shëndetit 7 Prilli si 1 Prilli

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

7. Prilli - Dita Botërore e Shëndetit  është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë. Festohet në Kosovë njësoj si në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së.     

Më 2.Prill u shënua Dita Botërore e autizmit e më 17.Prill do të shënohet Dita Botërore e hemofilisë. 22.Prilli është Ditë Botërore e Planetit Tokë / Dita e Tokës e cila me begatinë, pastërtinë, vegjetacionin…drejtëpërsëdrejti ndikon në shëndetin tonë. Natyra frymon në bashkveprim të plotë.

Të paktën kur kemi të bëjmë me shëndetin / shëndetsinë, institucionet e Republikës së Kosovës ( këtu mendojmë në  Kuvendin dhe Qeverinë ), duhet poashtu të bashkveprojnë sepse shëndetsia  nuk mund të fokusohet e ndarë, e izoluar nga ndikimet e bashkveprimet, interferimet…me fushat e sektorët tjerë.

Shëndeti dhe Mjedisi i pastër shëndetshëm e i sigurt; Ushqimi i shëndetshëm, cilësor e i sigurt ( që vie nga natyra / mjedisi, kryesisht nga importi ?! ); Arsimi e edukimi ( me fokus, kësaj rradhe, për të pasur informata, njohuri…kulturë e vetëdijësim të mjaftuar për t i njohur lëmenjtë e cekur më parë dhe lëmenjtë e tjerë relevantë ), siguria,  bëjnë pjesë edhe mes të drejtave themelore të konsumatorit.

Këto të drejta garantohen edhe me Kushtetutën e të gjitha shteteve demokratike. Sa janë Ministritë interaktive, bashkpunuese në kuadrin e Qeverisë, që e përkrahin edhe shëndetin e mirë të qytetarit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore e farmaceutike, konsumatorin taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Republikës së Kosovës - dhe shëndetësinë në tërësi – pacientin pra ?

Problemet e shumta në mjedis kanë refleksion të drejtëpërdrejtë në shëndetin e qytetarit / konsumatorit të Kosovës. Janë 5 ndotës të mëdhenjë të mjedisit në vetëm afro 11.000 km2 të cilët ndotin mjedisin me “ sponzorimin “ e drejtëpërdrejtë të Institucioneve, Asociacioneve, Mekanizmave, Zyrtarëve…të Shtetit.

FERONIKELI, KEK-u, SHARR CEM-I e TREPÇA nuk kanë qasje miqësore ndaj mjedisit dhe qytetarit / konsumatorit të aseteve e dhuntive të natyrës – që janë parakusht i shëndetit të mirë, i të ushqyerit të shëndetshëm dhe i sigurimit të bimësisë farmaceutike.

Ndotësit e pestë jemi ne qytetarët e motorizuar me mbi 400.000 automjete të cilat ndezin naftë edhe me deri 200 hetë më shumë “ ppm “ seq lejojnë standardet e BE-së. Para dy muajsh patëm edhe aferën me tentim helmimin masiv të fëmijëve në çerdhe dhe të nxënësve në shkolla. Në bazë të kërkesës së Org KONSUMATORI Drejtorati i PK për krime të rënda dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës i nisën hetimet.                                                                                

Por, kërkesën për nisjen e hetimeve nuk e bënë, nuk e përkrahën…as nuk u deklaruan MAPH, MSH, MBZHPR, MTI, MASHT-i…as Qeveria ?!                                                                    Ky është përkushtimi, interaktiviteti, proaktiviteti, etika profesionale…?!                                                                                   Mendojmë se MAPH nuk është mjaft aktive në vëzhgimin, kontrollin, kujdesin… dhe mbrojtjen e mjedisit. Te mbrojtja e tregut përgjegjësia është e MTI-së, Doganave dhe Mekanizmave tjerë të mbikqyrjes dhe inspektimit të tregut.                                                                                                            Cilësia e ajrit, sipërfaqes së tokës dhe e ujit  ndikojnë drejtëpërsëdrejti në cilësinë dhe shëndetshmërinë e jetesës, në cilësinë e sigurinë ( shëndetshmërinë ) e botës bimore e shtazore / artikujve ushqimorë të kësaj origjine dhe në mbrojtjen e imunitetit të organizmit të akcilit qytetar / konsumator. Dyshimet për mjedisin  e degraduar mbështeten me numrin në rritje të qytetarëve / konsumatorëve / pacientëve të prekur nga kanceri, sëmundjet e traktit respirator, të sëmurëve nga zemra…                   

Natyra, mjedisi, ambienti i degraduar ulë cilësinë dhe sigurinë ( shëndetshmërinë ) e prodhimeve nga sektori i agrobizneseve duke e bërë punën në këtë sektor më të mundimshme, më të kushtueshme, më pak konkurruese…dhe më pak të shëndetshme e të ndikueshme nga produktet e njëjta nga importi.                                                              

Ministria e Shëndetësisë 7.Prillin, Ditën Botërore të Shëndet(it)ësisë sivjet e dëshmon me  përkushtimin për parandalimit dhe kontrollin e sëmundjeve që përhapen përmes vektorëve (bartësve). Në këtë kuadër Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në bashkëpunim me Komunën e Malishevës organizojnë shënimin e kësaj dite në mënyrë simbolike në Malishevë, duke trajtuar çështjen e Etheve Hemorragjike Krime-Kongo.

Edhe një dëshmi që, përkundër angazhimeve e investimeve, mjedisi i papastër dhe i patrajtuar si e sa duhet, rrezikon shfrytëzuesin / konsumuesin e shërbimeve shëndetsore, që njëherit është taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Republikës së Kosovës prej nga finansohen edhe Titujt e apostrofuar ?!

Ani se shëndeti është pasuri / aset / pronë e shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, ndërsa shëndetsia një fushë e interesit të qytetarit - shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, titujt e apostrofuar po  dëshmojnë se nuk kanë vullnet të përmbarojnë obligimin rreth informimit, edukimit, arsimimit...vetëdijësimit të shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore e farmaceutike – pacientit pra. 

7.Prillin do ta shënojnë në Malishevë me SHOW MEDIAL, duke pretenduar se punën e tyre të informimit do ta kryejnë mediumet e informimit - prej të cilëve vetëm dy janë publikë. 

Por jo duke i përdorur praktikat më të mira, sipas udhëzimeve etike, profesionale të vetëdijësimit dhe trajtimit të tyre si partnerë. Këto janë dëshmi se datat e shënuara, të cilat po shfrytëzohen për sensibilizim ( dhe mirë po bëhet që po shfrtyëzohen për këto qëllime ) në të vërtetë akoma nuk kanë “ zbritur “ deri te Shfrytëzuesit / konsumatorët e shërbimeve shëndetsore / farmaceutike... deri te pacientët në Kosovë.

Ministria e shëndetsësië na premtoi njohjen  e të drejtës sonë për t i matur performansat dhe për të na informuar, edukuar, arsimuar…vetëdijësuar. Por mbeti te premtimet dhe parapëlqei të “ mos ndahet nga shoqëria “ me ministritë tjera përtace e të painteresuara për kauzën, të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit - ku bëjnë pjesë edhe vet edhe famljet e tyre ?!  

Gati dy vite po bëhen nga draftimi i propozimit të MEMORANDUMIT TË BASHKPUNIMIT nga Org. KONSUMATORI i cili do t ia njihte shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëdetsore e farmaceutike – pacientit pra të drejtën e matjes / vlerësimit të cilësisë së ofertës e të shërbimit shëndetsore dhe performances së mantelbardhëve.

Në dhjetor u themelua e promovua publikisht telefoni gratis dhe e-mail adresa ku shfrytëzuesit / konsumuesit e shërbimeve shëdetsore e farmaceutike – pacientët do të mund t i adresonin shqetësimet. Për më shumë se 3 muaj akoma nuk është mbajtur asnjë takim i Komisionit shqyrtues për trajtimin e ankesave. Ndjehemi të mashtruar.

Komisionet e etikës profesionale nëpër spitalet Rajonale / Komunale, që duhet t i trajtojnë ankesat e pacientëve nuk e punojnë punën për të cilën janë themeluar për shkak të obstruksionit: Pacientët mbeten të painformuar ndaj ata, duke mos i njohur të drejtat e obligimet, mbeten pa e shfrytëzuar këtë të drejtë.

E komisioni i etikës profesionale në QKUK merret me trajtimin selektiv të ankesave, ka konflikte interesi përbrenda ( edhe për shkak të anëtarëve me poste menaxheriale  ), dhe ankesat për shqyrtim I cakton sipas preferencave–që e pengon këtë proces. 

Bordit të etikës profesionale në MSH, për shkak të informimit të dobët të pacientit për të, drejtat e obligimet, i adresohen tepër pak ankesa për shqyrtim.
Komisionit për lejimin e mjekimit / operacioneve jasht Kosovës ose në Institucionet  spitalore të jashtme në Kosovë i mungon infrastrukturë e qartë dhe e detajuar, Rifreskimi i së cilës po zhagitet.

Grumbullimi privat, individual…i ndihmave në rrugë, banesa e shkolla për shërimin e pacientëve jasht Shtetit, i cili po shfrytëzohet edhe për keqpërdorime, dëshmon se ky Komision nuk komunikon me nevojat e kërkesat e shfrytëzuesit të këtyre shërbimeve, konsumatorit taksapagues - pacientit.

Për disa pacientë Komisioni në fjalë është i paarritshëm, e disa dyshojnë se është tepër i mbyllur, lehtësisht i arritshëm për disa të tjerë, e nga disa edhe i monopolizuar.

Institucionet shëndetsore të tre niveleve nuk janë duke e njohtuar akoma shfrytëzuesin / konsumuesin e shërbimeve shëndetsore e farmaceutike – pacientin për të drejtat dhe obligimet, nuk udhëzohet as nuk njohtohet…Kemi shumë raste të evidentuara kur ai nuk  trajtohet dinjitetshëm ?!

Akoma nuk përpunohen statistikat, nuk bëhen obduksionet ( ndaj nuk kemi pasqyrë të qartë për arsyet e vdekjeve, për numrin e lartë të vdekjeve për shkak të “ virusit të spitalit “…e për përgjegjësitë.

Nuk po hetohen prishjet e qëllimshme të aparaturave, mungesat e materialeve, të medikamenteve nga lista esenciale…manipulimet me listat dhe blerjet e  medikamenteve nga kjo listë me çmime shumëfish më të larta ?!

Nuk po ndalen as nuk po hetohen udhëzimet enorme te klinikat private e me emër e adresë të caktuar. Ka shushurima se për këto udhëzime ka edhe “ direktiva “, se mjekët (  disa prej të cilëve punojnë në të dy institucionet shëndetsore ) marrin edhe komisione të majme të cilat arrijnë edhe deri në 50 % nga çmimi i shërbimit.

Komsione / përqindje mjekët marrin edhe për përshkrimin e medikamenteve me emra komercial – anise e kanë të ndaluar. Për shërbime të tilla mjekët, përveç komisioneve që i marrin ata dërgohen familjarisht edhe në “ kongrese e konferenca “ buzë detit.

Kjo superstrukturë e shoqërisë, mantelbardhët e Kosovës, është plotësisht e painteresuar, ose e paaftë, e paorganizuar, e pamotivuar…për t i pastruar rradhët e veta dhe për të filluar seriozisht të bazojë këtë profesion tepër të ndritur mbi Betimin  e Hipokratit, Etikën e Deontologjisë Profesionale, Moralin Intelektual e Civilizues…mbi Ligjet.

Jemi shumë të interesuar që të gjitha Institucionet, Asociacionet dhe Mekanizmat e Kosovës të fillojnë të zbatojnë Ligjet për të na informuar, edukuar, arsimuar… vetëdijësuar neve qytetarëve / konsumatorëve të shërbimeve shëndetsore e farmaceutike  – pacientëve për të drejtat e obligimet tona.

Jemi shumë të interesuar që Ministria e Shëndetësisë të fillojë të na njohë e mundësojë të drejtën tonë Ligjore për të matur cilësinë / performansën e ofertës / shërbimeve shëndetsore – që ishte edhe ide / propozim e ofertë edhe e vet MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi kontratat e reja me spitalet Rajonale / Komunale për vitin 2014. Me këto kontrata këto Institucione të shëndetsisë primare e sekondare përfitojnë afro 2.4 MLN € para tona / publike të  shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore e farmaceutike – pacientit pra, por pa na pyetur fare dhe pa na njohur për të drejtën ligjore që na takon për t i matur cilësitë e produkteve dhe performansat e shërbimeve shëndetsore ?!

Mungesa e marrëveshjeve mes Kosovës dhe vendeve me raporte tregtare për njohjen / garantimin reciprok të dokumentacionit përcjellës të produkteve në eksport / import; Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës, pra as e Kushtetutës dhe e ligjeve të Kosovës – së këndejmi as e obligimeve ndaj kujdesit dhe mbrojtjes së konsumatorit; Bashkpunimi / rrjeti kriminal i bizneseve vendore me ato të jashtme në shkeljet e ligjeve në fuqi; Motivimi i pamjaftueshëm kuadrovik, teknik e material i Mekanizmave të mbikqyrjes e inspektimit të tregut / mbrojtjes së konsumatorit; Dallimi i madh i cilësisë së produkteve në vendet e origjinës, në vendet e BE-së dhe në Kosovë…bëjnë që qytetari / konsumatori të rrezikohet edhe nga brenga, shqetësimi, nga pasiguria, presionet……stresi…

Por edhe nga gjendja faktike dhe e kënaqëshmërisë së pamjaftueshme konform obligimeve të përmbushjes së standardeve.

Të gjitha këto e bëjnë shëndetsinë më të kushtueshme, shërimin më të vështirë e Arkën e Shtetit më të varfër.    
 
Org. KONSUMATORI pati reaguar edhe në mbrojtje të 735 pacientëve të rinjë në vit të prekur nga kanceri; Për kujdesin e mbrojtjen e pacientëve të goditur nga sëmundjet respiratore, zemra, organet e tretjes…për shkak të ajrit, sipërfaqes së tokës dhe ujit të kontaminuar; Për lëngjet që na rrezikojnë shëndetin; Për derivatet e rrezikshme të naftës; Për mjedisin stresues; Për ndotjen e mjedist nga zhurma…edhe nga retorika e nivelit të ulët nëpër Institucionet e Shtetit ?!

Natyrisht se kemi reaguar edhe kundër rrezikimit nga AFLATOKSINA M1, Fitohormonet e tepruara, pesticidet e tepruara në pemë e perime…të gjitha kanceroze ?!

Reaguam edhe për aditivet e tepruara në bukë, për dyshimet tona për hormonet e antibiotikët e pakontrolluar në trajtimin e kafshëve ( për mish e për qumësht dhe nënprodukte të qumështit )…por Ministritë kompetente nuk raeguan, as Miistria e Shëndetsisë, as Qeveria, as….askush ?!

Patëm edhe MUAJIN dhe DITËN ( 15.MARSI ) BOTËRORE TË TË DREJTAVE TË KONSUMATORIT, që ishte Muaji dhe Dita edhe e pacientit – konsumues i shërbimeve, i ofertës shëndetsore, spitalore e farmaceutike për të cilat as Ministria Shëndetsisë, as QKUK, as asnjë institucion shëndetsor, asnjë klinikë, asnjë mantalbardhë, që aq shumë para vjelin nga pacienti – konsumues i shërbimeve të tyre, nuk e ndërmorën asnjë veprim që do t i respektonte ose denjonte ata, asnjë përkrahje, as…asnjë aktivitet ose veprim të nevojshëm pozitiv të paktën me shoqërinë civile e cila merret me kauzën e konsumutarit – edhe të pacientit konsumues të shërbimeve të tyre ?!

Nuk ka simptome se kjo DITË BOTËRORE E SHËNDETIT - 7.PRILLI,  do të sjellë ndonjë ndryshim, përmirësim, bonitet...diç më të mirë.

Megjithate, për të shprehur të paktën vullnetin e mirë, keqardhjen, pendimin me gjendjen shumë larg standardeve dhe për të dërguar mesazh shpresëdhënës ka mjaft kohë; Ka kohë që  të paktën Sindikatat e mantelbardhëve të kërkojnë trajtim më të denjë të pacientit, të konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, spitalore e farmaceutike;

Ka kohë që individët të cilët nuk duan të identifikohen me këto  ( ndoshta ) etiketime të nisin proçeset e ndryshimit të trajtimit të pacientit – konsumuesit të shërbimeve të tyre, duke u nisur nga klinikat e QKUK-ës e gjetiu ku pacienti konsiderohet i shtypur dhe pa të drejta, i keqtrajtuar dhe i “ padenjë “ për të qenë partner së bashku me paranë e dyfishtë që e ndanë për shëndetësi.

Të githë këta, në veçanti Ministria e Shëndetsisë, duhet t i ndërmarrin veprimet e duhura në drejtim të rivendosjes e ngritjes së besimit dhe pajtimit me pacientin të cilit i shërbejnë, për të cilin ekzistojnë dhe të cilit i kushtojnë tepër shtrenjtë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)