29 Prill 2024

Deshtimi i madh i lakejve te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise

Deshtimi i madh i lakejve te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise

Shkruar nga Mr.sc. Metush Zenuni

Lëvizja kombëtare shqiptare gjate gjithë shekullit qe lame pas, punoi dhe luftoi me pene e me pushke për çlirim kombëtar nga perandoria Osmane, nga sllavet e jugut dhe nga greket, me qellim te çlirimit dhe bashkimit te trojeve shqiptare te copëtuara me dhune nga fuqitë e mëdha.

Me gjithe perpjekjet e atdhetareve si Hasan Prishtina, Fan Noli, Bajram Curri, Azem Bejta, Gjon Serreqi, Adem Gllavica, Shaban Polluzha, Avdyl Dura, Fazli Greiqevci, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Afrim Zhitia, Fehmi Lladrovci, Adem Jashari, e shume te tjere, gjithehere ne anen e kunder te levizjes atdhetare, dolen bij gjak prishur si Ahmet Zogu, Esad Pasha, Ali Shkuria, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Azem Vllasi e Ibrahim Rugova, Tahri Zemaj, Ahmet Krasniqi etj, te cilet te verbuar nga perkrahja qe u jepnin atyre pushtuesit, mohonin kombin e tyre dhe punonin per interesa te armikut.

Perderisa nga viti 1945 deri ne vitin 1990, keta komunist te Titos e te Rankoviqit, kishin te gjitha privilegjet e shtetit Jugosllav dhe luftonin me cdo , burgosnin e vrisnin, ata nacionalist qe guxonin te kerkonin Kosoven Republike dhe bashkimin me Shqiperi,  pas vitit 1990, ne emer te gjoja demokracise, keta komunist kaluan brenda nates ne radhet e LDK-se, per te vazhduar te njejtin projekt, per te njejtin qellim, te pengojne clirimin e Kosoves dhe bashkimin e saj me shqiperine, ashtu siq i paguante dhe porosnin shefat e tyre ne Kalimegdan.

Eshte per tu quditur se po te njejtit njerez, funksionar te sistemit te kalbur Jugosllav, ministra e deputet, drejtor fabrikash e ndermarrjesh, oficer e zyrtar te mbrojtjes territoriale, aktivist te LKK-se e LSPP-se, ne te gjitha institucionet e Kosoves, ne media si RILINDJA e TVP, ishin te gjithe ne nje front te perbashket kunder ,,nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar,, kunder ,, marksist –leninisteve te Kosoves,, kunder ,,Enveristeve,, qe donin ta shkaterronin Jugosllavine e kalbur dhe punonin per Kosoven Republike dhe bashkimin me Shqiperine.

Komunistet Jugosllav, diferenconin, denonconin, burgosnin e vrisnin bij e bija me te mira te kombit, ne emer te ruajtjes se fryteve te ,, revolucionit Jugosllav,,.

Me qindra djem e vajza u burgosen dhe vuajten ne kazamatet Jugosllave, u vrane ne burgje e demonstrata, jo te denuar gjithehere nga policia dhe UDB-a Jugosllave, por shumicen e rasteve te spiunuar nga shqiptaret e LKJ-se te cilet ishin barinj te mire te shefave te tyre serbo-maqedono- malazez.

Cak i sulmeve te tyre ishin atdhetaret shqiptar te organizuar neper levizje e organizata atdhetare, si ne LPRK, OMLK, dhe ne grupe tjera me te vogla.

Duke bere punen e djallit, keta shqiptar gjakeprishur, ngriteshin ne pozita te larta, merrnin dekorata e benificione, merrinin tituj akademik e shkencor, shkonin ne pushime ne vendet me te bukura te Jugosllavise, por edhe ne vende tjera te ballkanit dhe eurpoes.

Vitet 1989 – 1990, jane vite te zgjimit te madh kombetar, vite kur shumica e popullit filloi te kuptoj lojen e felliqur te komunisteve Jugosllav dhe ,,shqiptar,, dhe iu bashkuan levizjes ilegale ne demonstrata dhe lufte kunder tiranise Titiste – Jugosllave.

Komunistet e LKJ-se, LKK-se, LRJ-se dhe LSPP-se, me kohe hetuan se pushtetit te tyre po i vie fundi dhe se populli po rreshtohet krah levizjes ilegale, prandaj te porositur nga UDB, Rrahman Morina e Jusuf Zejnullahu moren iniciativen per reformimin e LKJ-se ne LDK nen petkun e demokracise, por me njerez te njejte dhe me qellim te njejte, luftimin dhe minimin e rolit te levizjes ilegale, veqanarisht te LPRK-se.

Ata duke e pare se situata tani nuk eshte ne favor te tyre dhe se serbia e Jugosllavia qe i ledhatonte   e ju jepte ofiqe, tanime po i ndjek edhe ata, sepse megjithate ishin shqiptar, te edukuar ne shkollen e Kumrovcit per tu gjindur ne situata te caktuara, nderruan lekuren, nga djall e sherbetor te armikut, u bene engjuj, filluan te marrin pjese ne tubime popullore te shqiptareve, ne pajtimet e gjaqeve, madje kishin fillluar edhe te behen burra te mire e te dilnin ne staf te pare ne xhami.

Ne emer te patriotizmit keta titiste beheshin gjoja po duan ti kursejne te burgosurit politik, duke i derguar ata ne pushim, sepse thonina ata, tash ne duam te luftojme kunder armikut. Megjithate, ujku qimen e nderron, por zanatin jo. Sapo filluan te knsolidojne deget e nendeget e LKJ-se se re LDK, keta Kumrovcian, filluan tash luften e re kunder atdhetareve e te burgosurve politik.

Meqe kishte filluar te hapej Shqiperia socialiste, me levizjet e studenteve ne Tirane dhe me ndryshimet rajonale ne Europen Juglindore,  te paret qe shkaun atje ishin pikerisht  komunistet e Kumrovcit.

Ata tash filluan te akuzojne se ja Enver Hoxha e ka  lene Shqiperine te varfer, ka burgosur dhe ka vrare, prnadaj ne kur ishim ne LKJ e kemi share Enver Hoxhen dhe Shqiperine, poashtu akuzonin te burgosurit dhe LPRK-ne se meqe ishin Enverist, jane bashkepunetor te regjimit komunist ne Shqiperi, pra jane armiq te popullit shqiptar, jane anti demokrat, jane marksist –leninist, stalinist, e ckajo tjeter.

Kush thoshte keshtu, ishte vertete per tu quditur…. !!! Ata qe deri dje ishin vellezer me Stojana e Dragana, qe betoheshin en Jugosllavi e ne Tito-n, qe shanin e burgosnin vellezerit e vet, qe ishin bere roje e Jugosllavise.

Parulla e tyre ,, te ndertojme shetetin e Kosoves me llafe e konferenca shtypi,, ishte me qellim te topitjes se vullnetit te popullit shqiptar per clirim dhe bashkim, ishte opium per te vene popullin ne gjume dhe per te vazhduar sundimin e tyre nen kthetrat e Millosheviqit dhe me perkrahjen e tij.

Formimi i UCK-se nga LPK-ja, dhe injorimi i krahut pacifist ne Konferencen e Daytonit, do te trondit themelet e fjetura te pacifisteve Jugosllav. Ata para serbise dhe bashkesise nderkombetare do te vrapojne per te etiketuar UCK-ne ,, dore e zgjatur e serbise,, ,, inekzistente,, dhe perseri ,, krijese e enveristeve e marksist –leninisteve,,.

Fondin e 3%, qe e udhehiqnin Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, ky i fundit ne ish- keshilltar i Rrahman Morines dhe funksionar i LKJ-se, nuk e ndanin per UCK-ne, por i kishin deponuar ne bankat gjermane siq thonin ata ,, per dite me te veshtira.

Me gjithe bojkotimin dhr fyerjet e LKJ-se se re LDK, Levizja Popullore e Kosoves – LPK, krijoi fondin e UCK-se ,, Vendlindja Therret,, dhe nuk e ndali punen ne propagandimin dhe financimine UCK-se.

Pas renies se Komandantit te UCK-se, Adem Jasharit, nxenesit e Kumrovcit te strehuar ne LDK, oficere te serbise e jugosllavise, kontrabandiste droge e rengat te Jugosllavise,  te strehuar ne Zvicer, Gjermani dhe vende tjera perendimore, u organizuan rreth nje organizate gjoja per clirim te Kosoves te quajtur FARK, dhe njihnin per komandant, njeriun e bere tape nga rakia e tradhetia Ibrahim Rugova.

Ne fakt qellimi i tyre nuk ishte lufta kunder armikut, por pengimi i luftes dhe mbajtja me cdo kusht e primatit te organizimit politik, deri te xhelozia e tyre per vonese dhe pergjumje deri ne tradheti kombetare.

Deshtimi i fundit edhe ne luften clirimtare i komunisteve Jugosllav ne krye me Ibrahim Rugoven, Isa Mustafen e oficeret e KOS-it Jugosllava, Tahir Zeza e Ahmet Krasniqi, eshte rezultat i punes se tyre antikombetare  kunder vet popullit te tyre, eshte mallkim i gjakut te derdhur per liri e bashkim kombetar.

Zera te mekur e bajat te gzetaruceve te ,,Botes sot,,dhe zhurma e tyre per gjoja ,, presidentin historik,, per ,, betejen e Koshares,, e ,,betejen e Logjes,, se gjoja vetem aty ku ka luftuar dy tri dite Tahir Zeza, Agim Ramadani e Sali Ceku,  eshte bere lufte clirimitare, jane zera te mjeraneve, te deshtakeve, te gjakut te prishur qe neper dekada e shekuj ishin ne sherbim te armikut dhe kunder clirimit, bashkimi dhe perparimit te kombit shqiptar.

Keta deshtak, kot mundohen te shkarravisin neper gazeta, mbeturina te Jugosllavise Rankoviqiste e Titiste, sepse tanime populi e di mire punen e tyre antikopmbetare dhe se i ka denuar e po i denon qdo dite duke i ruajtur frytet e luftes clirimtare, duke e ndertuar shtetin e Kosoves dhe duke luftuar pa u ndale per bashkim te natyrshem me Shqiperine.

/Autori është Historian dhe veteran i luftes clirimtare/ 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)