28 Prill 2024

Deri kur…?

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Vitin e kaluar edhe pse kërkesa e KEK-ut për shtrenjetimin e energjisë elektrike ishte kundërshtuar fuqishëm nga shoqeria civile dhe qytetarët, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), kishte marrë vendim për shtrenjetimin e energjisë elektrike prej 8.9 per qind.


Për gjendjen e rënduar të qytetarëve çmimi i pa ngritur ishte shumë i lartë e të mos flasim kur tanime u ngritë.

Gjendja e qytetarëve vetem sa u rëndua me tepër dhe produkti i rrymes u bë i pa përballueshem, ndërsa zëdhënësit e KEK-ut theksonin se çmimet e energjisë elektrike janë me të ulta në rajon.

Dikush megjithatë mund të pyes se sa janë të verteta keto pohime të tyre?

Duke marrë parasysh të ardhurat për kokë banori dhe shkallën e papunesisë në vend dhe krahasuar me standardin e vendeve të rajonit, të cilave iu atribohen zyrtarët e KEK-ut, atëherë keto pohime nuk qendrojnë ose janë plotësisht të paverteta sepse Kosova vazhdon të ketë nivelin me të ulet të zhvillimit dhe popullsinë me të varfër në rajonë, ku papunësia arrinë nivelin mbi 40 përqind.

Çmimet sipas ZRRE-së qe nga 1 qershori i vitit të kaluar janë shumë të larta dhe të papërballueshme për xhepat e qytetarve. Çmimet deri në 200 KW janë 5.05 cent për kilovat, prej 200 deri në 600 KW 7.00 cent dhe mbi 600 KW 10.16 cent.

Ndërsa tarifat e energjisë në vendin fqinjë në Serbi janë shumë me të ulta edhe pse Serbia ka një shkallë me të lartë të zhvillimit ekonomik dhe përqindjen e papunsisë prej 23.7 përqind. Në Serbi tarifat deri në 350 KW janë 4.3 cent, nga 350 deri në 1600 KW janë 6.5 cent dhe mbi 1600 KW janë 13.1 cent.

Kroacia si një vend me standard me të lartë dhe me nivelin e papunsisë me të ultë në rajon prej 16.8 perqind, çmimet e energjisë i ka të ngjashme me ato të vendit tonë.

Tarifat e korentit në Kroacia janë mesatarisht prej 10 cent për KW, ku ato fillojnë nga 4.5 cent e deri 12 cent.

Ndërsa tani muajt  e fundit në Kosovë faturat e energjisë elektrike pothujse janë dyfishuar dhe jo vetem qe janë bërë të papërballueshme për xhepat e qytetarëve, por produkti i rrymës tanime është bërë luks.

Fatura e muajit janar në shtepinë time ka ardhur rreth 65.80 euro, ndërsa kilovat të shpenzuar me tarifen e shtrenjtë janë 200, kurse me tarifen e lirë 400.

Në udhëzimin e faturës së KEK-ut, ku jepen shpjegime lidhur me sistemin tarifor thuhet kështu: Tarifa Bllok 1 me të shtrenjtën (A1B1) deri në 200 KW kushton 5.05 cent, tarifa Bllok 2 me të shtrenjtën (A1B2) 200-600 KW është 7.00 cent dhe tarifa Bllok 3 me të shtrenjtën (A1B3) mbi 600 KW është 10.16 cent.

Këto 200 kilovatet e shpenzuar me tarifen e shtrenjtë janë shpërndar kesisoji dhe atë 35 KW në Bllok 1, 70 KW në Bllok 2 si dhe 94 KW në Bllok 3, gjë qe është shkelje e dispozitave ligjore, përkatësisht Ligjit për energjinë e edhe vetë rregullorës së KEK-ut, sepse deri në 200 KW është dashur qe të jenë në tarifen Bllok 1 e jo të shpërndahen në tarifa të tjera dhe të tarifohen me çmime me të shtrenjta.

Përveq kesaj edhe gjendja ekonomike është veshtirsuar shumë me ngritjen e çmimeve për produktet jetësore.

Gjendja ekonomike në vendin tonë dita ditës vetem po rëndohet, po bëhet me e veshtirë dhe kjo shkaku i ngritjes së çmimeve, të cilat nuk kanë të ndalur dhe askush nuk qanë koken për ketë gjë, e në ketë rast as institucionet përgjegjese.

Deri kur do të vazhdohet me ketë avaz, deri kur do të kemi shtrenjetim të rrymës, të kripes, vajit, miellit etj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)