01 Maj 2024

Demaskim i gënjeshtrave hipokrite të kriminelit islamik Fuad Ramiqi

Shkruar nga Besnik Lajqi

Ja se kush është Fuad Ramiqi, oficeri i armatës komuniste jugosllave që bëri terror dhe  masakër kundër Kosovës, kur me dhjetëra djem shqiptarë erdhën në arkivole! Kur u vra kryeterroristi Shavki Salama Attiya, u arrestua me shokët e vet, ju ikët vrap për në veri! Përse vallë? Mos shkoni tash që t’i lodhni me gënjeshtra se s\'paskeni qenë në Tiranë, por prit edhe pak sa të dalin në pah disa argumente tjera me peshë më të madhe, për të vajtur në Hagë!

Është shumë interesant me këtë sektin tuaj  Vehabist, i nderuar Fuad Ramiqi! Ju dhe  shoku i juaj,  zotëri Shefqet Jashar Strofci, nuk i pranoni si të vërteta. Ky kolegii i juaj nuk e pranon se një ditë pas vrasjes së Azem Hjadarit ka udhëtuar për në  Zvicër! Nuk pranon se  kam qenë në vizitë tek ai dhe e kam bërë konak një nate te zotëri Shefqeti në  Zvicër.

Vallë nuk ka dëshirë të dinë edhe të tjerët atë që din unë? Shejtanin e kam përcjellë dhe i kam qenë në konak. Pse e hesht këtë të vërtetë, vallë? Ju zotëri “gospodin” shprehem dhe  të përshëndes kështu se të pëlqen nga shërbimi në armatën  komuniste jugosllave që bëri terror dhe masakër kundër Kosovës, edhe në atë kohë që ti luajte rolin e spiunit dhe me dhjetëra ushtarë shqiptarë erdhën në arkivole si pasoj e juaja?!?

Ishe edhe ti pjesëmarrës i atij  gjenocidi në vitet e mbas ngjarjeve të vitit 1981? Spiun dhe kriminel është ai që kërkon lesh në lëvore veshë, që mikun e bën armik, dhe që kërkon armiq atje ku s’ka. Këtë e dëshmon edhe thënia juaj gjoja se pas emrit tim, Besnik Lajqi, fshihet një gënjeshtar, kriminel, spekulant, hajn apo shpifës!

Ka dhënë Zoti të mos e kem asnjërin nga këto epitete. Por si e shpjegoni të vërtetën kur juve njerëzit ju thonë kriminelë me të gjitha të këqijat? Po i hymë temës që është me rëndësi për ty dhe për opinionin tonë: Ju thoni se nuk keni qenë në Tiranë nga 26 qershori i vitit 1998 deri më 1 tetor 1998. Unë kam kulturë demokratike dhe po t’i kujtoj disa data dhe disa ndodhi që kanë ndodhur në Tiranë, që të mos gaboni herën tjetër!

Është e vërtetë që ju arritët në mbrëmje të  datës 26 qershor 1998 në Viqidol, te shkolla ku ishte shtabi. Po ta kujtoj pak datën:  25 Qershor 1998,  një dite para se të vini ju në Veqidol. Po atë  ditë,  me datën 25 qershor 1998, u arrestua një nga polica shqiptare dhe nga CIA  amerikane.

Fjala është për terroristin më të kërkuar të Tiranës, Shavki Salama Attiya, që përdorte emrin e rremë, Maged Mustafa dhe Ahmed Ibrahim Al Naggar, i njohur me emrin e rremë Muhamed Founda, 36 vjeçar, propagandues i Xhihadit, i cili kishte lidhje me celulën  e vet edhe në  Bosnjë gjatë luftës dhe pas  lufte. Kurse ti të nesërmen ike nga Tirana për në veri të Shqipërisë, në Veqidol. Vetëm ujku që e ka mizën nën kapuç ik nga policia apo vendi i ngjarjes.

Një pyetje e kam zotëri për ju! Pse bash të nesërmen në mëngjes, pasi ai (kryeterroristi Shavki Salama Attiya) u arrestua me shokët e vet, ju ikët vrap për në veri!?! Besoj se e dini mirë për kënd bëhet fjalë, sepse keni shërbyer në Bosnjë gjatë luftës, në trupat ushtarake të muxhahedinëve të Bosnjës, dhe se keni pas kontakt me kësi lloj njerëzish.

Ata erdhën nga Bosnja. Dikush i pru në Shqipëri ata. Këtë e din më së miri ti të na tregosh! Po ju kujtoj edhe datat e tjera të Shtatorit 1998. Ditë e shtunë, 03 09 1998. Shefqet Jashari Strofci më dërgoi në banesën që ishte  pas  Piramidës në  Tiranë, ku banonte  Ahmet  Krasniqi , ora 16.35, ku pas  disa  minutave erdhi një mjek për ta kontrolluar gjendjen shëndetësore të Ahmetit.

Aty isha unë, Shefqeti dhe ju i ulur në një kolltuk duke shfletuar një  revistë. Ishe me uniformë ushtarake dhe me mjekër. Nga data 3 shtator 1998, deri më 7 shtator 1998, sa herë kam qenë  aty, ju keni qenë prezent. Pse atëherë gënjeni se nuk paskeni qenë në Tiranë? Apo donit të fshihni ardhjen tuaj  në  Tiranë pas  ati  arrestimi që u bë  dy muaj më  pare!

Mendimi im është që  ju, duke i fshehur  këto  ardhje në  Tiranë  si  ardhje ilegale, dhe mos pranimi i juaj që keni qenë në  Tiranë  atë  kohë, më bën të dyshoj se pas juve qëndron një mister, respektivisht një fshehtësi enigmatike e cila ka qenë e dëmshme për  të mirën e  Atdheut.

Por, këtë do t’ia lëmë drejtësisë, që një ditë  t’i zbulojë të  gjitha. Sa i përket asaj që ju doni të më denonconi në gjyq mua, unë ju them qenkeni vonuar shumë! Por kam një këshillë timen që po ua them: Mos shkoni tash që t’i lodhni me gënjeshtra se s\'paskeni qenë në Tiranë, por prit edhe pak sa të dalin në pah disa argumente tjera me peshë më të madhe, për të vajtur në Hagë, nëse të duket  larg Prishtina apo Tirana.

Mos harro se vjen koha kur një ditë do ta përjetosh denoncimin më të madh me të cilin do të dekorojë populli i Kosovës për këto faqe të zeza që po i bëni kundër këtij populli të shenjtë! Mos harroni se atëherë do të ju bëhet birra e minit 500 groshë!

Dhe në fund po  e citoj  sloganin tuaj: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se  çka  është e  çka  ishte.”

Argument

Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar

(Rebelimi në emër të fesë së muxhahedinëve shqiptarë  në krye me  Shefqet Krasniqin dhe Fuad Ramiqin)

Islamistët në Kosovë e shqetësuan popullin autokton shqiptar gjatë kësaj vere të nxehtë. Ata në emrin e fesë dhe te bindjeve të veta  fetare  kanë kaluar në një ekstremitet të paqartë për popullin tonë, që në emër të demokracisë  së tepruar në Kosovë, shfrytëzuan rastin të eskalojnë situatën për  një  rebelim të paarsyeshëm, duke e tensionuar akoma gjendjen me protesta  primitive,  të shtyrë nga qarqe të huaja me pretendime të  dhënies  së një imazhi të keq, duke trumbetuar për një Kosovë fundamentaliste dhe islamike.

Këto forca  të errata kanë qenë dhe janë të manipuluara nga  një aleancë  Serbi, shtetet arabe dhe  shijet paranoike turke që ta ketë një Kosovë myslimane  në zemër të Ballkanit.

Pseudomyslimani Fuad Ramiqi  me grupet e veta serbo-arabo-turke, organizoi këtë vit protesta sistematike, djallëzore dhe të zhurrmshme për ndërtimin e një xhamie në qendër të Prishtinës, në trojet e  Universitetit të Kosovës.

Këta myslimanë të tërbuar që i venë interesat fetare mbi ato kombëtare, duke mos u deklaruar asnjëherë si shqiptarë, të prirë nga turkomanët Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi, Fuad Ramiqi etj., synimet e veta ekstremiste dhe antikombëtare i intensifikuan edhe më tepër duke i detyruar organet komunale të Prishtinës që t’u japin një lokacion për xhami, duke mos u ngopur me qindra xhami që janë ngritur në mënyrë subversive në Kosovë. (Asllan Dibrani, fragment publik publicistik, 2011)

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)