30 Prill 2024

Daçiqi rikthen kujtesën e shqiptarëve te Rankoviqi

Shkruar nga Ismet Azizi

Kryeministri serb Ivica Daçiç icili njëherit është edhe Ministër i punëve të Brendshme të Serbisë, sot   në Beograd vendosi  kurorë pran përmendorës  së  ish-zëvendës presidentit të Jugosllavisë Aleksandar Rankoviq, me rastin e 30 rvjetori të  vdekjes së tij.

Në ceremoninë e vendosjes së  kurorës në Varrezat e Reja në Beograd u ndoq nga më shumë se njëqind njerëz , mandej  Aleksandër Rankoviqin e nderuan  edhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Vlladimir Bozhoviq , oficerë të lartë policie dhe Kryetari i Kuvendit të Qytetit të Beogradit Aleksandar Antiq.

Pas vendosjes së kurorës dhe bisedës me pasrdhësit e Rankoviqit , Daçiq u tha gazetarëve se ky zyrtar i lartë  jugosllav ka lënë “gjurmë të  thella\" në organet e  sigurimit  të  shtetit, në krye të së cilit ishte për vite të tëra   pas Luftës së Dytë Botërore.

\"Ai kurrë politikisht nuk është rehabilituar,  ndërsa thelbi  i shkarkimit të tij nuk ishin pohimet e  rreme të përgjimit të Titos, por politika drejtuar kundër interesave të popullit serb dhe të Serbisë,\" tha kryeministri serb Daçiq.

Aleksandër Rankoviq u shkarkua  nga të gjitha funksioneve qeverisëse shtetërore  në  Plenumi e Brioneve  në vitin 1966. , pas skandalit në lidhje me përgjimin presidentin Josip Broz Tito, për të cilën Rankoviqi ishte akuzuar.

\"Pas shkarkimit të Rankoviqit  pason  politika antiserbe  , e cila ka solli  Kushtetutën e vitin 1974., dhe ndarjen e plotë të  Serbisë, dhe për keëtë  natyrisht, janë fajtorë  komunistët serb të cilët lejuan një gjë të tillë”, tha Daçiq, transmetojnë mediat serbe.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë ishte themeluesi dhe shef i Departamentit për Mbrojtjen Popullore (OZN-a), nga e cila pas riorganizimit u krijua  Drejtorati i  Sigurimit Shtetëror (UDB-a).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)