29 Prill 2024

Çfarë është demokratike dhe jodemokratike

Shkruar nga Faik Krasniqi

‘’Të jetosh për të punuar apo të punosh për të jetuar’’?

Është demokratike çdo gjë e cila i konformizohet masës pasi vetë fjala demokraci nënkupton një sistem ku imponon masa.

Nëse e shtrojmë në një rrafsh tjetër ‘’sa është i drejtë vullneti i masës?’’, nuk kemi të bëjmë me demokraci apo jo-demokraci, por me të ‘’të drejtën’’ në vetvete e cila është e tillë edhe nëse nuk e njeh shumica e demosit.

Por është demosi që përcakton dhe vetëm kjo është mënyra e njohur si demokratike.

Jo domosdoshmërish demokracia duhet të përmbajë barazi, sepse ajo është shumë e gjerë dhe nënkupton forma sociale, politike, ekonomike etj - shpesh herë të parespektuara nga vendet që pretendojnë se janë demokratike - aq më tepër vëllazëri e cila është relative, po kështu edhe liri, që nuk ekzistojnë vetëm në sistemet ku vendos masa dhe jo gjithmonë në këto sisteme ka liri (provoni të shkoni pa rroba në punë, p.sh në një Ministri në Zvicër).

Problemi i shqiptarëve nuk janë politikanët, por shqiptarët që nuk janë në gjendje të prodhojnë përfaqësues të tjerë. E ku t\'i gjejnë?

Një masë që mendon se ‘’kjo është e shtetit dhe po e përvetësojë’’ do të krijojë shtetarë të udhëhequr nga parimi ‘’merre’’, se unë nuk të shikoj nëse ma dërgon pjesën time tek shtëpia’’.

Për çështje që marrin jetë vetëm nëse janë kolektive (këtu hyn gjendja e përgjithshme e popullit tonë) faji është i brendshëm, në mos totalisht, të paktën pjesërisht.

Duhet ndryshuar mentaliteti i fajësimit të ‘’tjetrit’’, kur flasim për komunitete të tëra individësh.

Është edhe më absurde të fajësohet politika kur klasa e përfaqësuesve është elita e jonë, uzurpuese apo jo.

Të ndryshojmë veten, më pas do ndryshojmë si masë dhe do prodhojmë edhe elitën.

Të mos harrojmë që elita nuk është shëmbëlltyrë e popullit, pra një ‘’tjetër’’ dhe një ‘’e huaj’’.

Pyetja: ‘’Çfarë është demokratike e çfarë jodemokratike?’’ është fare e lehtë (teoritikisht) përgjigja: Çdo gjë që është kundër popullit është jodemokratike dhe anasjelltas.

 

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së’’ALEANCA KUQ E ZI’’)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)