28 Prill 2024

Burrat e gratë në një të ardhme në paqe

Shkruar nga Catherine Ashton

Sot ne festojmë Ditën Ndërkombëtare të Grave. Gratë në mbarë botën po përpiqen t'i japin formë së ardhmes së vendeve të tyre, shoqërive dhe familjeve dhe të luftojnë për të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, të lira nga frika dhe dhuna.

Kudo ku udhëtoj, takoj gra të guximshme që luftojnë për një rol të barabartë në të ardhmen demokratike të vendeve të tyre.

Ato janë një frymëzim për mua, për gratë e Bashkimit Evropian dhe për gratë në mbarë botën. Përfitoj nga rasti sot për t’i përshëndetur.

Sot më shumë se 5 000 njerëz janë mbledhur në Nju-Jork për të diskutuar mbi eliminimin dhe parandalimin e të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave në prag të sesionit të 57-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave.

Dhuna kundër grave dhe vajzave është një fenomen mbarëbotëror, që kapërcen gjithë kufijtë, gjithë brezat, gjithë kombësitë dhe gjithë komunitetet.

E megjithatë, ajo mbetet e fshehtë, pa u raportuar, ndjekur penalisht dhe dënuar sa duhet. Kjo prirje duhet ndryshuar.

Bashkimi Evropian do të punojë pa u lodhur për arritjen e marrëveshjes së gjerë mbi Konkluzionet kundër gjithë formave të dhunës kundër grave.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Bashkimi Evropian ka mbështetur më shumë se 100 projekte që synojnë drejtpërdrejt dhunën kundër grave dhe vajzave, me një vlerë të përgjithshme prej 80 milionë eurosh.

Këtu përfshihet programi Daphne i BE-së që financon shoqërinë civile, universitetet dhe autoritetet vendore në punën e tyre të përditshme për luftën kundër dhunës dhe mbështetjen e viktimave.

Tani, ka ardhur koha të përshpejtohet progresi drejt arritjes së barazisë gjinore duke bashkuar forcat për të ndërtuar të ardhmen për gjithë burrat dhe gratë në paqe dhe prosperitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)