02 Maj 2024

Botimi i cili vije si një bindje e re poetike

Shkruar nga Dafina Smajli

Të merresh me art është një rrugë jo e rastësishme, e aq më pak një aksident, sepse tek artisti bashkë me dhuntinë njerëzore, plekset edhe prirja, imagjinata, instikti, gjenet, aftësia për të ndarë një përjetim me të tjerët qoftë ai personal apo universal.

Libri “Të jetosh një kohë tjetër” nga Halil Bashota është botimi që po lë mbresa në shoqërinë poetike shqiptare, i cili vije si një bindje e re poetike.

Ose thjeshtë një vëllim me poezi të cilat janë si një jehonë. Autori shkruan poezi ku gërshetohet tradicionalizmi poetik me risitë e modernitetit, marrëdhëniet e tij  me botën e jashtme që e rrethon, me kohën dhe bashkëkohësin, me problematikat sociale, etike dhe ekzistenciale, me të cilat ballafaqohet në rrugëtimin e tij poetiko-filozofiko-metafizik.

Poezi të shkruar me një frymë,dhe me shpirt mbi letrën e bardhë. Bashota ka poezi që reflektojnë në njohjen e botës dhe figuracionit të vetvetishëm, me prerje të larmishme horizontale dhe vertikale të realitetit të përditshëm, me abstragime të holla dhe përqasje interesante.

Poezia e këtij poeti është një mozaik kërkimesh spontane në shpirtin e fshehtë të gjërave, të pamjeve, jetës, nostalgjisë, kohës (së kaluarës, së tashmës, së ardhmës) mjediseve, dukurive, gjendjeve dhe peisazheve jetësore, largësive, ëndrrës, parajsës së shpirtit, dhe sfidave të jetës, komunikimit dhe ndjesive njerëzore, vatra e fantazisë, realitetit…

Ajo që çdo lexues do të vërente më tepër është heshtja e cila në këtë rast vjen si zhurmë,për këtë heshtje janë thurur shumë vargje si: Njerëzit që heshtin \\ Mbështillnin zjarrin e vetmisë (Ngjarje kronologjike ) Nëse të ka hije e pathëna\\Bëji hije heshtjes sate (Vargje të thyera ), Rruga që të futë thellë në heshtjen time \\ Është ikja, (Rruga deri te heshtja ime),…Dikush I flet heshtjes \\Të tjerët dëgjojnë zhurmshëm (Motivet e dashurisë), Ti heshtjen tënde s’e orkestroje dot me fjalë\\E hirit të zjarrit i fryje etshëm (Ngjyra jete) e vargje të tjera të cilat mundohën ta shpjegojnë ndjeshmërinë e cila gërshetohet me aktin etik dhe filozofik, me një saktësi logaritmike, të sugjestionojnë dhe të lënë të kuptosh se ke të bësh me një poet që e lëmon vargun me limën e pasionit dhe i përpunon me shije të hollë impresionet, autori thotë se” Heshtja është disiplinë e jetës” H.B.

Një sensibilitet që prek thellë telat e shpirtit njerëzor, vërehet në poezin “Ankthi i fshehur” ose më saktë në vargjet Kjo thikë më pikon në shpirt pikë\\Kjo pikë më thikon në shpirt thikë\\Këto duar më shtërngojnë dhe më mbushin frikë’ Ajo frikë më shpie në pritë…Stilemat,metaforat,epitetet autori i përdor në mënyrë të shkëlqyer për të hyrë në raporte estetike me lexuesin, poeti komunikon me nëntekstin, me të nënkuptuarën, me atë thagmë shpirtërore, që përftohet nga gjendja, imazhi dhe strukturat e brendshme të njeriut.

Halil Bashota është një nga poetet e brezit të ri, vazhdimësia dhe e ardhmja e poezisë modern shqiptare, i cili dallohet për origjinalitet dhe përdorjen e mrekullueshme të gjuhës shqipe. Sa mirë është të flasësh për vepra të tilla të cilat janë një prurje e re e historisë dhe e kulturës, personalitete të tilla të mendjes e të penës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)