27 Prill 2024

Bashkimi kombëtar është i pashmangshëm

Shkruar nga Faik Krasniqi

Mendoj që respektimi i fjalës, respektimi edhe i të menduarit ndryshe, janë edhe shtyllë në traditën shqiptare. Kam lexuar shumë mendime ku në fakt si atyre shkrimeve të shkruara shihet qartë që shumica është për bashkim kombëtar edhe juridikisht pjesës së ndarë me dhunë të Shqipërisë (Kosovës Arbërisë, Kosovës Lindore, Malësisë dhe Çamërisë), prej pjesës tjetër që me shumë mund gjithë shqiptare edhe ruajti gjenezën tonë kombëtare, pra me atdheun e shqiptarëve që edhe është identitet kombëtar dhe quhet Shqipëri.

Kosova patjetër duhet të shkoj me modelin e bashkimit të dy Gjermanive ku në fakt është një dallim, që edhe ishte fat për popullin gjerman, që edhe për kundrejt fatkeqësive që ky popull pësoi prej nacionalizmit hitlerian, me një qëndrueshmëri të pashoqë edhe mbrojti identitetin e popullit dhe që të dy shtetet edhe të ndara, quheshin Gjermani.

Tek ne shqiptarët që tani në një mënyrë edhe pa dashjen e shumicës veç kemi ‘’identitete’’ të ndryshme; Kosovë dhe Shqipëri. Shqiptarët duhet të punojnë me një dinamizëm shumë të shpejt dhe të hapen shtigjet për bashkim kombëtar, deri sa nuk është bërë vonë.

Sa më shpejt që të veprohet dhe të punohet për bashkim kombëtar, aq më lehtë edhe do bashkohemi, nëse pritet dhe i ipet kohë për shkaqe të ndryshme që në fakt edhe janë, në shumë raste edhe të përmendura në shkrimet e mija të mëparshme... do rriten vështirësitë për bashkim kombëtar, por bashkimi kombëtar është i pa shmangshëm dhe i domosdoshëm.

Në shoqërinë demokratike gjithherë shumica e ka fjalën, shumica është sovrani, shumica ka fuqinë, kur analizohen të gjitha këto, atëherë bashkimi kombëtar është dhe e kemi në derë, por duhet të punohet dhe mos t’ju lejohet pseudo patriotëve ku në fakt edhe po manipulohet shumë për këtë çështje shumë të madhe dhe të domosdoshme.

Një është e qartë që bashkimi kombëtar nuk vjen prej pushtetmbajtësve e të dy krahëve... me që tani veç kanë filluar ta shijojnë \"bajraktarllëkun\" (pushtetin), edhe manipulohet shumë prej pushtetarëve dhe për të vetmen arsye që të kenë pushtet, dhe të janë \"dikushi\", ku në fakt janë kërkushi, janë vetëm karrieristë të çmendur që shfrytëzuan luftën, shfrytëzuan gjakun e derdhur mbi njëqind vjeçare shqiptar, shfrytëzuan besnikërinë e ‘’shokëve’’ të tyre, që për çdo rast për ta forcuar karrierën e tyre edhe kanë në gojë emrat që ishin dhe mbetën në historinë e Shqipërisë, por kjo politikë nënshtruese që tani udhëhiqet në të dy anët e Shqipërisë Natyrale.

Në një mënyrë edhe shkelin mbi virtytet e shumë çmuara të së kaluarës të heronjve tanë shqiptar.

Për të justifikuar veten këta pushtet-mbajtës e të dy Shqipërive (Kosovë- Shqipëri), nuk ngurojnë edhe t’i kenë në gojë dobësitë e të së kaluarës... fjalën e kam tek pushtetet qysh prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 1912-ën, dhe deri më sot.

Duke i sulmuar ato dhe në një mënyrë duke i fajësuar për mbarëvajtjen e tyre gjatë pushtet-mbajtjeve.

 Akuzojnë pushtetin e Ahmet Zogut ndoshta me të drejt, akuzojnë pushtetin e Enver Hoxhës ndoshta me të drejt nëse pushtetet e kaluara nuk ditën të udhëheqin... dhe nuk ditën që të ruajnë Shqipërinë në tërësi...atëherë le të urdhërojnë tani këto pushtete... le të urdhëron Sali Berisha, le të urdhëron Hashim Thaçi... le ta bëjnë bashkimin kombëtar. Bashkimi kombëtar kurrë nuk do vijë as nga Sali Berisha, as nga Hashim Thaçi.

Bashkimi kombëtar do vije me një lëvizje gjithëkombëtare të udhëhequra nga Aleanca Kuq e Zi, Vetëvendosja dhe forcat tjera patriotike që kanë për prioritet bashkimin kombëtar. Bashkimi kombëtar do vije prej një shoqërie që interesi kombëtar do jetë mbi atë individual... atëherë edhe do jemi në një shtet.

Mendoj që pjesa shqiptare e kësaj ane (Kosova), ka vullnet të mjaftueshëm, ashtu edhe pjesa tjetër e shqiptarëve në Shqipërinë Londineze kanë vullnet për bashkim.

Në anën e Shqipërisë Veriore (Kosovë), edhe shihet një forcë e madhe politike me emrin Vetëvendosje që vepron në drejtim të bashkimit kombëtar... dhe tani edhe dita-ditës siç po shihet edhe po fiton simpati të madhe në masë...

Në Shqipërinë Londineze është një forcë e madhe politike me emrin Aleanca Kuq e Zi, që po vepron në drejtim të bashkimit kombëtar... e cila poashtu dita-ditës siç po shihet edhe po fiton simpati të madhe në masë...

Kam bindjen se nëse Aleanca Kuq e Zi, Vetëvendosja dhe forcat tjera patriotike bashkëpunojnë më ngushtë rreth kësaj çështje kombëtare, atëherë bashkimi kombëtar do të bëhet më shpejt sesa që e mendojmë ne.

 

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të’’ALEANCA KUQ E ZI’’)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)