30 Prill 2024

Asociacioni i Arkitektëve ka nevojë për kontributin e gjithësecilit

Shkruar nga Arbër Sadiku – arkitekt

Pas ndodhive të fundit në mesin e komunitetit të arkitektëve, si anëtar i kryesisë së asociacionit e pashë të udhës për të bërë këtë reagim publik.

Pikë së pari dua t’u bëjë me dije opinionit të gjërë publik, se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është organizat joqeveritare e cila grumbullon në bazë vullnetare arkitektët e Kososvës.

Të gjithë ata arkitektë gjë kanë kosideruar se vetëm një organizim i mirfilltë dhe me kontribut të gjithësecilit prej nesh mund të avancohet pozita e arkitektit në shoqërinë kosovare, pozitë e cila duhet thënë nuk është aspak e mirë, me të drejt i u janë bashkangjitur asociacionit për të kontribuar në këtë drejtim.

Personalisht jam anëtar i rregullt prej vitit 2008 dhe jamë anëtarsuar pikërisht me këtë motiv, duke qenë se çështjen time profesionale personale (licencimin personal) e kam të zgjidhur qysh prej vitit 2005 nga intitucionet përkatëse jashtë Kosovës ku edhe realizoj mbi nëntëdhjet përqind të aktivitetit tim profesional.

Kam qenë i bindur, ashtu siq vazhdoj të jem edhe sot, se vetëm duke shkëmbyer eksperiensat më të mira profesionale të secilit prej nesh, mund të avansojmë pozitën tonë të përbashkët.

Fatkeqsisht, një grup kolegësh tanë, për punën profesionale të disa prej të cilëve kam pasur dhe vazhdoj të kem konsiderat, në këtë drejtim më kanë zhgënjyer plotësisht.

Pa pasur kurrnjëfar ankese, kërkese, propozim... paraprak rreth funksionimit të asociacionit, organizojn një tubim të cilin ata e quajn kuvend dhe shkarkojn kryesin e një organizate antar të së cilës ata nuk janë.

Po ju rikujtoj edhe një herë se anëtarë të rregullt të asociacionit simbas statutit janë të gjithë ata arkitektë (ing.dipl. të ark ose master në arkitetkurë) të cilët paguajn antarsinë në mënyrë të rregullt dhe njëkohsisht janë edhe anëtar të kuvendit të cilët bëjnë zgjedhjen e kryesisë nga të cilët pastaj zgjidhet edhe kryetari i asociacionit.

Personalisht, marr përgjegjësi të plotë morale dhe juridike se gjatë periudhës nëntor 2011 e deri më sot, periudhë në të cilën jam anëtar i kryesisë, në mledhjet e saja të cilat nuk kanë qenë të rrala, asnjëherë nuk ka ardhur ndonjë shqetësim rreth funksionimit të asociacionit, as nga personat të cilët sot janë bartës të “të paknaqurve”, e as nga cilido tjetër. Pakënaqsitë, për herë të parë i kam dëgjuar përmes trensmetuesve televiziv selia e të cilëve gjindet në të njëjtën ndërtesë me zyrat e tyre projektuese. Kjo nuk mban aspak erë të mirë.

Siq e thash më lart, edhe pse nuk nu janë drejtuar asnjëherë me asnjë kërkesë rreth çëshjeve që po ngriten tani, për hirë të së mirës së përgjithshme profesionale kisha dashur të sqaroj disa prej tyre.

Një nga çështjet e ngritura ishte rreth procesit të licencimit të arkitektëve. Asociacioni i arkitektëve me kënaqësin më të madhe pohon se tri vitet e fundit në vazhdimësi ka insistuar nga organet relevante të Republikës së Kosovës, që më në fund edhe tek ne të rregullohet statusi profesional individualisht për çdo arkitekt përmes licencimit personal.

Duke ju falemderuar bashkëpunimit të shkëlqyshëm me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe gadishmërisë së saj për të qenë bartëse e këtij procesi të rëndësishëm, kjo e fundit ka themeluar Bordin Ministror për Licencim.

Asociacioni i Arkitektëve merr pjesë në këtë bord me një anëtar, përmes të cilit gjatë gjithë kohës është munduar të paraqesë shqetësimet e komunitetit të arkitektëve në mënyrën më të mirë.

Sa i përket çështjes së mungesës së aktiviteteve të asociacionit, kishe dashur të cek vetëm disa prej aktiviteteve që kanë ndodhur rishtazi.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është anëtar me drejta të plota në Unionit Ndërkombëtar të Arkitetkëve UIA. Deri më tani ka prezentuar Kosovën si shtet me drejta të barabarta me vendet tjera anëtare të unionit në konferencën e Stambollit, Shkupit, Bukureshtit dhe së fundmi atë të Beogradit.

Për këto konferenca paraprakisht janë informuar jo vetëm anëtarët e asociacionit, por të gjithë arkitektët të cilët nëpër kategori të caktuar kanë pasur mundësi të marrin pjesë me punimet e tyre.

Në rastet kur arkitektët nuk kan treguar interesim për pjesmarrje, ndoshta edhe për shkak të aktiviteteve të ngjeshura profesionale, anëtar brenda kryesisë kan bërë përzgjedhjen e punimeve për tu prezentuar në konferenc.

Në shumë e rastave janë përzgjedhur për prezentim vepra të arkitektëve që nuk kan qenë antar të asociaconit, me të vetmin qëllim që Kosova të prezentohet denjësisht në rrafshin ndërkombëtar.   

Të qenurit anëtar i UIA-s, anëtarëve të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës u mundëson pjesmarrjen në të gjitha konkurset arkitektonike të organizuar prej saj anekënd botës. Asociacioni gjithmonë i ka ofruar linqet ku munden të merren informacionet konkrete dhe dokumentacionet projektuese për këto konkurse.

Me qëllim të avancimit të vlerave arkitektonike në vend, asociacioni ka organizuar konferenca arkitektonike ku edhe janë ndarë çmime nëpër kategori të caktuar me qëllim të stimulimit profesional. Gjithashtu Asociacioni së fundmi ka qenë mbështetës i Javës së Arkitekturës në Prishtinë PAW.

Asociacioni në vazhdimësi ka dhënë kontributin e tij profesional në hartimin e ligjeve që kanë të bëjnë me arkitekturën dhe mjedisin jetësor në përgjithësi.

Në procesin e ekuivalentimit të titujve akademik të sistemit të kaluar akademik (inxhinjer i diplomuar i arkitekturës) me atë të Bolonjës (Master në Arkitekturë), asociacioni ka dhënë kontributin e tij konkret përmes ekspertizës profesionale.  

Dua të nënvizoj se gjitha këto aktivitete janë bërë në bazë vullnetare duke përfshirë shpesh edhe kostot finasiare të cilat janë mbuluar nga vet anëtarët e kryesisë, sidomos kur bëhej fjalë për udhëtimet për të përfaqësuar Kosovën në mledhjet e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve.

I vetëdishëm se hapsirat për të cilat shoqëria kosovare ka nevojë për kontributin e arkitektit janë shumë më të mëdha se kaq, i bëjë thirrje gjithë komunitetit të arkitektëve që pa hezitim të japin kontributin e tyre me qëllim të avansimit të pozitës tonë profesionale dhe institucionale.

Këtë mund ta bëjmë vetëm duke rrespektuar dhe përmirësuar institucionet që kemi themeluar vet ne, pjesë e së cilës është edhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës me të mirat dhe defektet që ka, e në asnjë mënyrë përmes akteve të njëanshme dhe jashtëligjore.   

 
/Autori është Anëtar i Kryesisë së Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës/