29 Prill 2024

Analiza e tregut në një botë ideale financiare

Shkruar nga Mr.sc.ecc Besim I. Ismaili

Disa ekonomistë nuk besojnë që raporti në mes zhvillimit të tregut financiar dhe zhvillimit ekonomik është i rëndësishëm. Joan Robertson ka deklaruar në vitin 1952  qe ‘’aty ku udhëheqin kompanitë, përcillen nga financat’’.

Në pajtim me këtë pikëpamje, zhvillimi ekonomik krijon kërkesën për llojet e rregullimeve financiare  dhe sistemi financiar i përgjigjet automatikisht këtyre kërkesave.

Ekonomistët e tjerë besojnë në rëndësinë e sistemit financiar si faktor i rritjes ekonomike. Ata mendojnë që sistemi financiar është në kombinim të mirë me sistemin ligjor, duhet të  përmbledh elementet së bashku njërën me tjetrën, tregun ku një sistem i mirë financiar duhet të përmirësojë vendimet financiare, me të favorizuar një alokim të resurseve në lidhje me rritjen ekonomike.

Tregu dhe sistemi financiar bankar kanë përparësitë e tyre të krahasueshme. Për disa industri në kohë të caktuara të zhvillimit të tyre, financimi i bazuar në treg ka përparësitë e veta. P.sh. financimi përmes tregjeve të kapitalit është optimal për industritë të cilat bazohen në avancimet teknologjike dhe ku është një konsenzus  se si duhet të menaxhohen  ndërrmarjet. Tregu i aksioneve është një treg mjaft i ndjeshëm nga pikëpamja e menaxherëve.

Në rastin e një bote ideale financiare mund të cekim sistemin socialist në të cilin nuk ka ekzistuar konkurrenca e tregut dhe mungesa e efikasiteti në treg si pasojë e mungesës së tregut lojal ku çdo gjë ishte e planifikuar nga qeveritë e asaj kohe.

Kjo mënyrë e funksionimit të tregut financiar është përcjellë nga:
Konkurrenca perfekte dhe nga mungesa e fuqisë së tregut.

Informatat në publik ku funksioni i informatave percillet në mënyrë perfekte nga të gjithë huamarrësit tek huadhënësit. 

Alokimi i rrezikut ku p.sh. rreziku sistematik  (i njëjtë tek të gjithë projektet) do të varet nga shkalla e aversionit të rrezikut poashtu në të njëjtën masë te të gjithë projektet. Pagesa e rrezikut e paguar nga huamarrësit do të varet vetëm në shumën e rrezikut sistematik në projektet investive.

Huadhënësit me projekte që përmbajnë rrezik të ulët financojnë projekte me rrezik të lartë: dhe ato me rrezik të lartë financojnë projekte të sigurta.

Te bota ideale financiare nuk ekziston roli i ndërmjetësuesve financiar. Për një huamarrës potencial, shpenzimi i fondeve do të mund të jetë i njëjtë nëse është paraqitur nga brenda dhe jashtë. Sa i përket huamarrësit ai nuk do të luajë rolin në përckatimin e kushteve për huadhënie.

Problemet e likuditetit nuk rriten nëse huadhënësit dhe huamarrësit  krijojnë marrëveshje të sigurojnë nevojat e tyre për likuiditet.

Bota reale financiare paraqet mundësinë e  mirë të paraqitjes së realitetit të marrëdhënieve financiare në tregun financiar dhe në institucionet tjera financiare. Bota reale karakterizohet me mungesën e informatave, faktorët objektiv nga mungesa e mekanizmave legale dhe roli i tregut financiar dhe mosefikasiteti i tij.

Paraqiten dy lloje të mungesës së infomatave të cilat shkaktojnë probleme:

Hulumtimi dhe mospërputhja ku huamarrësit dhe huadhënësit nuk e dinë se si do ta takojnë njëri tjetrin. Informata josimetrike ku huamarrësit e njohin vetveten dhe projektet e tyre mirëpo huadhënësit jo.


Mekanizmat ligjore bëjnë të mundur mënyrën e njohjes së faktorëve që ndikonjë në çmimin e ndërmjetësimit: çmimi i përcaktuar nga brokeri ku huadhënësi dhe huamarrësi mund ta gjejnë njëri tjetrin sepse për të gjetur palën e kundërt për të investuar është gjithmonë e kushtushme dhe e rrezikshme. Këto çmime janë si rezultat i informatës jo të plotë të tregut.


Gjithmonë ekzistojnë mekanizma për zgjidhjen  e problemit të palës së kundërt siç është:

kolaterali i cili mbron huadhënësit nga mundësia e mospagesës ku është e caktuar shkalla e invesimit nga agjensionet financiare ndërkombëtare Moody’s , Standard and Poor’s, DBRS dhe Fitch Rating’s.

Fillimi i investimit të një kompanie te një kompani e re dhe daljes së saj në treg gjithmonë është më i kushtueshëm dhe konsiderohet me një rrezik më të madh, kështuqë të gjitha shpenzimet e jashtme të financimit duhet të mbulohen nga fondet brenda përbrenda institucionit.

Tregjet financiare përfshijnë tipet e ndryshme të institucioneve dhe tregjeve, ku secili prej tyre kryen funksionin si përparësi e veçantë e krahasimit. Bankat dhe institucionet e njëjta tentojnë të ndërmjetësojnë dhe në dhënien e kredive ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme me qëllim të sigurimit më të lehtë të informatave mbi mjetet financiare.

Tregu i kapitalit përfshin kryesisht tregjet për borxh dhe kapital. Por, si një rritje e sofistikuar, ata zgjerohen të sigurojnë tregje të thella dhe likuide sekondare dhe të krijojnë produkte tjera financiare të tilla si derivativat financiare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)