A ka një babadimër edhe për konsumatorin

Shkruar nga Selatin Kaçaniku
54% e konsumatorëve të Kosovës (sipas statistikave më të reja rreth 28%) nuk kanë mundësi të shijojnë ndrrimin e moteve si të tjerët. Rreth 18% e konsumatorëve (sipas statistikave më të reja rreth 9%) nuk kanë mundësi t i paguajnë as: energjinë elektrike, shërbimet komunale
 as miellin e bukës së gojës, as medikamentet?
Edhe ata janë Kosovë?!
Edhe këta shtetas, qytetarë ( në rolin e votuesit / zgjedhësit / elektoratit ) me votën e tyre fuqizuan këtë Aparat Shtetëror  duke ia deleguar autorizimet kompetencat
 Po këta qytetarë, në rolin e konsumatorit taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës, këtë vit që po e lëmë pas, bashk me të tjerët, mblodhën 1.5 MLRD  për mirëqenien e Shtetit, të Shtetasit, të Popullit, të Qyetarit
të Konsumatorit.
Ata nuk e merituan as nuk e zgjodhën perspektivën e varfërisë?!     
Pra, konsumatori është punëdhënës dhe ligjërisht është ai që  duhet të vlerësojë cilësinë e shërbimeve të Shtetit, t i  vlerësojë  performansat e Institucioneve, të Asociacioneve, të Mekanizmave
të Shtetit  gjë që nuk i mundësohet, nuk i lejohet kurrë?!
1/3 e të gjithë të punësuarve në Kosovë  ndodhen në Administratën e Aparatit/Administratës së  Shtetit. Ata hanë bukë nga duart e konsumatorit të cilin nuk e njohin në asnjë trajtë ?!      
Konsumatori  pra është trajta e shfaqjes së qytetarit i cili duhet të  konsultohet, të cilit duhet t i raportohet. Por kjo  nuk po ndodhë, nuk ndodhi as këtë fundvit. Institucionet, disa parti politike, as zyrtarët e liderët e tyre as sivjet nuk qenë të vetëdijshëm se vlerësimet e arritshmërisë, të performansave, vlerësimet e arritjes së strategjive, të plan-programeve e të premtimeve i bën ai të cillt i janë dedikuar (konsumatori pra) dhe ai i cili paguan (prap konsumatori  taksapagues). 
Çdo Ministri e ka konsumatorin e vet të cilit ia dedikon produktin e punës, por?!
Vetëvlerësimet, që u dëgjuan këto ditë, me faktorizim  kaq të lartë  të  të arriturave  e duke mos i përmendur pakënaqësitë tona eventuale, dështimet e mundshme (bile-bile disa të përcjellura edhe me skandale), premtimet e parealizuara, standardet e papërmbushura, cilësitë e paarritura në krahasim me shtetet e rajonit ose shtetet me konstrukt të ngjajshëm me Kosovën
janë  VETËKËNAQËSI, ishin ofenduese.
Dëshprimi ynë është edhe më i madh nëse kemi parasyshë  faktin se vetëlavdërimi dhe vetëkënaqësia nuk i ushqejnë shpresat tona as mundësitë për vitin e ardhëshëm 2013 ?!  Edhe shpenzimet e dollive të vetëlavdërimit e të vetëkënaqësisë i pagoi konsumatori taksapagues, a janë të vetëdijshëm ?!   
Duke uzurpuar këtë të drejtë tonën me VETËKËNAQËSI E ME VETËLAVDËRIM, rrjedhimisht imponohet dyshimi dhe ndjenja e hidhur se jemi të anashkaluar dhe të diskriminuar ?!
Po detyrohemi që të drejtat tona  t i imagjinojmë e ëndërrojmë, të shpresojmë si fëmijë ( fëmijët janë konsumatorët më të Mëdhenjë ) se të drejtat tona, për Vit të Ri, do të na i sjellë e dhurojë Babadimri ?!    
 Institucionet,  Asociacionet,  Mekanizmat
e Shtetit  komunikojnë me konsumatorin vetëm nëpërmes  mbledhjes së taksave e tatimeve, nëpërmes fushatave dhe mediumeve të informimit (show medial). 
Nuk mbajmë mend që ndonjë nga Institucionet,  Asociacionet,  Mekanizmat
e Shtetit të ketë kontaktuar drejtëpërsëdrejti me konsumatorin taksapagues, të ketë përmbushur obligimet ligjore ndaj tij ose, të paktën, së bashku me të t i ketë shqyrtuar e analizuar të arriturat, performansat?!     
Edhe sivjet ndodhi përsëritja, shfaqja e njëjtë mediale: Vetëlavdërimi për shërbimet ndaj qytetarit konsumator e taksapagues si sindrom psikologjik  institucional e individual;  Mosnjohja  e punëdhënësit e finansuesit (mosnjohja ose injorimi i atij që paguan për shërbimet e administrates së Shtetit në nivel Qerndror e Komunal), e që është konsumatori-taksapagues dhe gjenerues kryesor i  Buxhetit;  Zbulimi  i karakterit të vërtetë të Institucioneve, të Asociacioneve, të Mekanizmave
të Shtetit, të Partive Politike si dhe të zyrtarëve, të menaxherëve e shefave  të tyre. Kështu, ata  dëshmojnë  se  kanë diç për të  fshehur?!      
Tentim mbyllja e gojës së KONSUMATORI-t edhe në këtë formë deri te kërcënimet e ndryshme dëshmon se të gjithë  këta e duan vetëm xhepin dhe paranë e konsumatorit  por  jo konsumatorin e vetëdijësuar  cilësi kjo që për krijimin dhe arritjen e së cilës ligjërisht obligohen po këta tituj të apostrofuar ?!   
Asnjë Buxhet,  Strategji, Plan-program, Projekt
akoma nuk është hartuar as miratuar në bashkpunim, duke e diskutuar ose duke ia përshtatur të drejtave, intereseve, nevojave, shijeve
dinjitetit të konsumatorit.  Ata  pretendojnë se i dine të gjithat, edhe shijet, nevojat e kërkesat tona. Ndërsa, për votën tone premtonin diç tjetër dhe diç ndryshe ?! 
Kishim pasur dëshirë tepër të madhe të na  mundësohet t I kontribuojmë edhe më shumë zhvillimit të Kosovës dhe ngritjes së mirëqenies sonë  standardit tone jetësor:  Do të kontribuonim me trefishimin e  Buxhetin e Kosovës  Dhuratë për Vitin e Ri, njësoj si  të ishte konsumatori Babadimër i Shtetit të Kosovës ?!
      
Ky mosinteresim, mbyllja ose mos hapja ndaj  qytetarit - konsumator e taksapagues, mungesa e transparencës dhe e përkushtimit dëshmon për rolin, etikën dhe për seriozitetin e nivelit jo të mjaftueshëm; Dëshmon për shkëputjen e kësaj shtrese politike/institucionale nga qytetari  konsumatori, dëshmon  për një lloj autarkie
 ?!   
Në këtë lëmsh administrate të tejngarkuar Qendrore e Komunale, tmerrësisht tepër të burokratizuar, të politizuar e të sunduar partishë e me veçori nepotiste; Në këtë Vorbull konfliktesh interesi, korrupsioni  e veprimi ligjesh rreth shkallës 30 %; Në këtë klimë të cilës i mungon kriteriumi i vlerës e abuzimet arsyetohen me meritokraci; Në këtë frymë politike ku Partitë dhe Institucionet na ndajnë e përçajnë sepse nuk jemi  me këta  por paskemi zgjedhur anën e gabuar po ndjehemi të zhvatur, të përçarë, të diskriminuar
.si në një shtet të huaj, me institucione të huaja, me politikanë të huaj, me
tepër shumë paralelizma e me tepër shumë kontrabandime: Edhe të udhëheqësve,  të koalicioneve, të pushtetit,  të kufirit,  të ligjeve, të standardeve,  të të drejtave, edhe të
?! 
Konsumatori, klienti, pala
të gjitha trajtat e shfaqjes së qytetarit në shoqëri e në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve ndjehet peng i keqmenaxhimeve e abuzimeve, të cilat na  pengojnë  edhe  lëvizjen e lirë si brënda ashtu edhe  jasht Shtetit.
Duke i dëgjuar prononcimet e Shefave të Shtetit, të zyrtarëve, të
menduam se ata flisnin për përvojat ose për të arriturat në një shtet tjetër. Menduam se ishim duke ëndërruar një ëndërrr / shëmbull të bukur nga të përzgjedhurit tanë ( të ndihmuar pak me vota të manipuluara
e tha vet Kryeparlamentari ?! ).
Realisht, kudo ku shfaqemi në rolin dhe veprimin konsumator ndjehemi keq sepse ndjejmë prani të pamjaftueshme të Shtetit dhe të  veprimin e Ligjit. 
A thua vallë të gjitha (vet)lavdëratat ishin vetëm dhuratë e Vitit të Ri, sa për të ëndërruar e për të krijuar  iluzion, sa për të përqafuar me më shumë dashuri e optimizëm Vitin e Ri 2013  ?! 
Po, por Babadimri i vërtetë nuk sjellë qese as pako bosh, pa dhurata. Fundja, edhe Babadimri është mit e përrrallë, se i vërteti nuk ekziston. E, ne jemi rritur, nuk jemi më fëmijë  vetëm po na trajtojnë si fëmijë ?!
 
















