A duhet Gjykata Speciale të merret edhe me kriminalitetin ekonomik?

Shkruar nga Kushtrim Gashi
Parlamenti i Kosovës më shumicë
votash në prill të vitit të kaluar ratifikoi marrëveshjen Kosovë-BE, e
cila i hapi rrugë themelimit të gjykatës speciale.
Ratifikimi i
kësaj marrëveshje ishte bazuar në shkëmbimin e letrave ndërmjet
presidentes së Kosovës, Atifte Jahjaga dhe përfaqësuses së lartë të
BE-së Catherine Ashton.
Në aspektin juridik, ky shkëmbim i
letrave apo korrespodencë nuk ishte marrëveshje ndërkombëtare dhe si e
tillë e cënon Kushtetutën tonë.
Presioni i madh i bashkësisë ndërkombëtare bëri që të cënohet akti më i lartë juridik i shtetit.
Drafti
i ligjit për gjykatën speciale, i cili u prezantua para disa ditesh
parasheh dhoma të specializuara dhe prokurori të spcializuar, që do të
jenë në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës ama do të jenë të
pavarura nga çdo nivel i sistemit të gjykatave në Kosovë, që do të thotë
se do të kenë përparesi ndaj çdo gjykatë të vendit tonë.
Si
rezultat i kësaj në Kosovë po krijohet një shkallë e re e sistemit
gjyqësor dhe kësisoji krijimi i kësaj gjykate në njerën anë është rrënim
total i sistemit të drejtësisë, përkatësisht drejtësisë vendore, të
UNMIK-ut dhe asaj të EULEX-it, ndërsa në anën tjetër është biznes
ekonomik dhe politik.
Meqense kjo shkallë e re e gjyqësore po na
imponohet dhe bashkësia ndërkombëtare po na kërcenon, me mundësin e
krijimit të kësaj gjykate nga këshilli i sigurimit, në rast se nuk e
bëjm ne, atëherë përfaqësuesit tanë, do të duhej të pakten të
shfrytëzonin që në komptencë të kësaj gjykate të jetë edhe kriminaliteti
ekonomik.
Qe nga paslufta u bënë 15 vite dhe të gjithë jemi të
vetdijshëm se kriminaliteti ekonomik ka bërë kerdin, me të gjithë ato
veprime dhe sjellje të kunderligjshme të personave fizik dhe juridik, me
të gjithë ato veprime që pengojnë afarizmin ekonomik, ndërsa
pjesëmarrësve në ketë afarizem u shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe
financiare.
Veprimi i kryerjes së kriminalitetit ekonomik zgjatë
shumë dhe sa më i gjatë të jetë, aq më i vështirë është zbulimi i
kryerësve, ndërsa dëmet materiale të këtyre krimeve rriten çdo her e më
shumë.
Ketë e dëshmojnë rastet e skandaleve dhe aferave të ndryshme në vendin tonë.
Kemi
rastet e keqpërdorimeve nga zyrtarët vendor e ndërkombëtare të miliona
eurove në KEK, në PTK, në privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, në
ndërtimin e rrugëve, në doganë, si dhe në shumë kompani të tjera
publike.
Duke pasur parasysh që kriminaliteti ekonomik është
shumë i ndërlidhur me ekonominë, biznesin, jetën politike dhe është
vështirë të zbulohet dhe evidentohet, realisht në vendin tonë është
shumë i përhapur, atëherë pashmangshëm gjykata speciale do të duhej të
merret edhe me ketë kancer të shoqerisë sonë.