07 Maj 2024

ZRrE miraton tarifat e reja të rrymës, bllok tarifa zhvendoset në 800kWh

Prishtinë, 8 shkurt -  Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të IV-të me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2022, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO).

Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar.

Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kWh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)