14 Maj 2024

Zbatimi i legjislacionit për mjedisin, në nivel të pakënaqshëm

Prishtinë, 14 prill - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka marrë pjesë në publikimin e raportit \"Mbrojtja e mjedisit në 16 komuna\", të përgatitur nga Instituti Riinvest, i cili u prezantua sot.

Ministri Agani me këtë rast tha se Kosova ka trashëguar shumë probleme mjedisore nga e kaluara e të cilat janë akumuluar përgjatë dekadave.

\"Në rrethanat të cilat e kanë karakterizuar zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Kosovës në të kaluarën, mbrojtja e mjedisit ka qenë çështje e neglizhuar. Problemet mjedisore në nivelin lokal janë edhe më të shumta dhe drejtpërdrejtë prekin kualitetin e jetës së njeriut, sikur janë: trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave, trajtimi i ujërave të ndotura, ruajtja e cilësisë së ajrit nga ndotja nga burimet stacionare dhe nga burimet e lëvizshme etj\", tha Agani.

Ministri Agani ndër të tjera shtoi se  në vitet e fundit janë bërë përparime të rëndësishme në lidhje me ndërtimin e kapaciteteve dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE, porse  zbatimi i legjislacionit është i shoqëruar ende me vështirësi të ndryshme dhe mbetet në një nivel të pakënaqshëm.

\"Kosova është në procesin e ristrukturimit të sektorit të mjedisit me synim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik duke u bazuar në standardet mjedisore evropiane, ku Qeveria e Kosovës po mbështet një qasje të integruar me synim që të gjejë një ekuilibër mes zhvillimeve ekonomike, mbrojtjes së mjedisit dhe të çështjeve sociale\".

Agani shtoi se MMPH është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Republikën e Kosovës.

Raporti analizon gjendja aktuale me mbrojtjen e mjedisit në 16 komuna të Kosovës: Pejë, Klinë, Istog, Gjilan, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Kllokot, Shtërpcë, Vushtrri, Obiliq, Graçanicë, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potoku.

Raporti synon identifikimin e problemeve të përbashkëta me të cilat ballafaqohen komunat në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe nxjerrja e përgjigjeve të përbashkëta ndaj këtyre problemeve.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani, tha se kjo analizë është bazuar në informacionet e marra nga intervistat e detajuara me zyrtarë të komunave të cilat janë përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)