Vranësira dhe mundësi për reshje shiu

Prishtinë, 10 gusht - Sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-8 m/s.