12 Maj 2024

Viti 2015, më i ngrohti në historinë moderne

Florida, 21 janar - Viti 2015 është më i ngrohti në historinë moderne, duke shënuar për herë të katërt rekord të temperaturës globale në këtë shekull, sipas raporteve të publikuara të martën përkatësisht nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e ShBA-së dhe NASA.

Për shkak të metodave të ndryshme të analizës, të dhënat e këtyre institucioneve mbi temperaturën janë disi të ndryshme, por sipas të dy raporteve temperatura mesatare e vitit 2015 është më e lartë se ajo e vitit 2014, duke e bërë 2015-n vitin më të ngrohtë që prej vitit 1880, kur ka filluar regjistrimi i temperaturave.

Raporti i Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike vë në dukje se vjet temperatura mesatare u rrit 0.9 gradë celcius  në krahasim me mesataren e shekullit 20 dhe 0.16 gradë celcius në krahasim me vitin 2014, që ishte viti më i ngrohtë i regjistruar deri tani.

Masa vjetore e rritjes prej 0.16 gradë celcius  është më e larta në histori. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)