Vikendi me mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Prishtinë, 3 dhjetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së shtune dhe të diele vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. 
Në këto kushte sipas institutit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. 
Do të ketë kushte që në pjesen e parë të ditës të krijohen mjegulla të dendura si rezultat i radiacionit dhe amplitudave në fushat termike. 
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndermjet 4-6 gradë Celsius. 
Do të fryjë erë nga verilindja e leht deri mesatare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. 















