29 Prill 2024

Vihet gurëthemeli i hidrocentraleve në lumin Bistrica

Prishtinë, 1 nëntor - Zëvendësi mistri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe drejtuesi i kompanisë “Hydroline”, Muhamer Ibrahimi kanë vënë gurëthemelin e hidrocentraleve në lumin Bistrica respektivisht me fshatin Selac, Komuna e Mitrovicës.
 

Me këtë rast zv/ministri Gani Koci tha se nga ky projekt përfitojnë qytetarët e Kosovës. “Dua t’i përgëzoj investitorët, të gjitha institucionet të cilat kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti“, tha Koci, duke shtuar se projekte të tilla duhet realizuar ku do që ka kapacitete ujore në mënyrë që energjia e ripërtëritshme të jetë sa më e pranishme në projektet tona.

 
Koci me tej tha se projektet e tilla janë inkurajuese dhe si të tilla duhet vlerësuar meqë hidrocentralet janë një nga objektivat edhe të Qeverisë së Kosovës, të cilat edhe na ndihmojnë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Bashkimin Evropian.

 
Nga ana tjetër,  Avni Kastrati kryetar i Mitrovicës tha se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve është pjesë e pandashme e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Kosova për të qenë pjesë e familjes evropiane patjetër duhet t’i plotësojë standardet që 20% e energjisë elektrike të prodhohet nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa këto hidrocentrale të vogla janë kontribut i drejtpërdrejt që t\'i ndihmohet Kosovës në rrugëtimin më të shpejt drejt BE-së.

Ndërsa, Muhamer Ibrahimi drejtues i kompanisë e “Hydroline”, tha se kjo vepër synon të kontribuoj në fushën e energjisë elektrike, që është e rëndësishme për jetën e qytetarëve. Ai tha se këto hidrocentrale do të ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës si dhe ndalimin e braktisjes së kësaj ane nga e banorët.

 
Ndryshe  në projektin e hidrocentraleve do të investohen rreth 15 milionë euro, ndërsa do të kenë kapacitet nga 48 deri 50 milionë kilovat në vit, kapacitet ky që llogaritet të furnizojë dhjetë mijë shtëpi me energji pandërprerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)