10 Maj 2024

VETËVENDOSJE! me aksion simbolik

Prishtinë, 31 mars – Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! realizuan një aksion simbolik duke hedhur pleh dhe baltë drejt zyreve të kësaj ndërmarrjeje, për ta shprehur kështu simbolikisht që kjo është çka kjo ndërmarrje meriton sepse po varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës.

Kompaninë për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë që nga privatizimi i saj më 2012 e kemi dëgjuar veç për keq.

 “Këto të këqija janë bërë me miratimin e Zyrës së Rregullatorit, nën heshtjen e plotë të Qeverisë dhe shumicës në Kuvend. Shtrenjtimi i disahershëm i çmimit të energjisë elektrike për llogari të kompanisë private KEDS ka rënduar tepër shumë financat e familjeve në Kosovë dhe të sipërmarrësve të vegjël e të mesëm”, tha aktivisti Valdrin Ahmeti para mediave.

Skandali me njehsorët, i cili së voni edhe u vërtetua dhe u dëshmua në denoncimin e Komitetit tonë për Energji, na tregon që qytetarët paguajnë shpesh herë shumëfishin e asaj që kishin paguar në muajt paraprak. Përderisa KEDS-i instalonte këta njehsorë për të shtuar fitimin e vet, Ministria e Tregtisë dhe ZRRE mbyllte sytë duke lënë konsumatorët e pambrojtur. E kjo po ndodh ende.

Përveç çmimit që po na rritet çdo vit, e vitin e fundit 2 herë në vit, paguesve të faturave, qytetarëve të Kosovës për vite të tëra paligjshëm u është vendosur në faturë dhe barra e mospagesës së banorëve në veri të vendit dhe në komunat e tjera me shumicë serbe. Bashkë me to janë shtuar dhe humbjet që vinë nga hajnia e rrymës, të cilën përgjithësisht e bëjnë të fortët e pushtetit. Ato janë emërtuar \"humbje komerciale\". Një emër tjetër për ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë dhe hajninë e rrymës.

Dikur këto para edhe pse na merreshin paligjshëm dhe pa dijeninë tonë megjithatë i shkonin Kompanisë tonë publike KEK. Tash këto para i shkojnë kompanisë private Limak-Çalik pa ligjshëm dhe pa dakordësinë tonë.

Për ata që kanë vjedhur energjinë elektrike dhe ata që i binden Serbisë për mospagimin e energjisë elektrike, po paguajmë ne.

Zyrat e rregullatorit dhe Ministria e Ekonomisë janë dy avokatët e KEDS-it jo të qytetarëve. Nga këto veprime të KEDS-it më së shumti e më së shpeshti e pësojnë ata që nuk kanë gjendje të mirë financiare. Rasti i fundit skandaloz i konfiskimit të lopës nga ana e KEDS-it të një familjeje skamnore tregon se çka janë në gjendje të bëjnë këta, që po të mundnin do të na e privatizonin edhe ajrin.

Meqenëse e kemi parë që KEDS-i nuk zgjedh çfarë të marrë nga qytetarët e Kosovës që gjithnjë po varfërohen, dhe po i merr edhe lopët, ne kemi sjellë një produkt të lopës të cilin KEDS-i e meriton. Nuk është qumështi. Nuk është kosi e as djathi por është plehu. Andaj në mënyrë simbolike po i japim atë që e meriton e që është, pra plehun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)