29 Mars 2023

Vazhdon greva e punëtorëve të KEK-ut

Prishtinë, 23 shkurt - Sindikata e Pavarur Elektro-energjetike e Kosovës do të vazhdojë me grevë dyorëshe, pasi negociatat e filluara dje me menaxhmenitin e KEK-ut kanë përfunduar pa arritjen e ndonjë marrëveshje. Sindikalistet dje kanë filluar grevën dyorëshe.

Ata kërkojnë që pagat e tyre të ngritën në mënyrë lineare për të gjithë punëtorët e KEK-ut si dhe kushte më të mira për punë.

Izet Mustafa kryetari SPEK-ut, ka thënë për Kosovapress se greva e punonjësve është mbajtur nga ora 10.00 deri në ora 12.00, ndërsa pohoi se për momentin nuk ka ndonjë marrëveshje. Ai, ka theksuar se greva do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme me skenar të njëjtë.

“Kemi pasur biseda edhe me bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Sot kemi pas takim edhe me organet e qeverisë së Kosovës kemi një përafrim një lëvizje, por ende nuk kemi një marrëveshje që Këshilli i Përgjithshëm të merr vendim për ndërprerje të grevës. Qëllimet tona janë që me gjet një zgjidhje sa më të shpejt edhe në këtë kohë kemi takim me kryesinë ekzekutive. Edhe pas këtij takimi kemi takim me menaxhmentin e KEK-ut dhe do të shohim se çka do të bëjmë nëse jo atëherë greva vazhdon njëjtët me skenar të njëjtë sikurse sot dhe shpresojmë që shumë gjatë punëtorët e korporatës të mos jenë në grevë”, ka theksuar Mustafa.

Sindikalistët kanë kërkuar rritjen e pagave në mënyrë lineare që do të thotë nga 100 euro për çdo punëtor. Mustafa, ka deklaruar se nuk do të thotë edhe përmbushja e kërkesave të plotësohet 100 për qind, por siç ka thënë ai duhet të ketë një lëvizje në drejtim të përmbushjes së kërkesave.

“Duke e pas parasysh kushtet e vështira të punëtorëve, duke e pas parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të punëtorëve, duke e pas parasysh që kemi rezultate pozitive sidomos kur krahasohen dy vitet e fundit është një përmirësim i dukshëm si në prodhim si në inkasim, faturim dhe së paku të bisedojmë për mundësi aq sa kemi mundësi dhe ne jemi njerëz i kuptojnë mundësit edhe të kompanisë edhe buxhetit edhe të shtetit edhe të gjitha. Mirëpo kërkesa e jonë dhe pikësynimi ynë është të lëvizet diçka në realizimin e kërkesave tona. Ne i kuptojmë edhe vështirësitë dhe nuk është thënë që kërkesat të realizohen 100 për qind ashtu si kemi kërkuar”, ka thënë ai.

Mustafa, ka thënë se greva ka treguar një pjekuri dhe përgjegjësi e lartë e punëtorëve të korporatës, dhe është respektuar udhëzimi i Këshillit Grevist në përgjithësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)