02 Maj 2024

Vazhdon aksioni i pastrimit në Prishtinë

Prishtinë, 13 korrik - Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe më tej me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit, të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të  vendit.

Vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të realizojnë sot aksion pastrimi në lokacionin “Rruga e vjetër e Shkupit” Veternik, afër Spitalit Amerikan, duke filluar nga ora 10:00.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë dhe Kompaninë e pastrimit ‘VZ’.

Presim që aksionit t’i bashkohen edhe banorët e asaj zone, në mënyrë që ta eliminojmë në tërësi atë deponi ilegale të mbeturinave.

Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.

Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” mund ta ndihmoni duke dërguar mesazhe në operatorët Vala dhe Z-mobile, në numrin “55244”.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)