UNEP ofron falas sistemin e Informimit për gjendjen mjedisore në Kosovë

Prishtinë, 13 nëntor - Një delegacion i organizatës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit (UNEP), ka vizituar ministrin e Mjedisit, ku u pritën nga zëvendësministri Mendim Rugova, Kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina dhe Këshilltari Politik i Ministrit, Agim Qehaja.  
Delegacioni i UNEP-it, më në krye Pier Carlo Sandei, drejtor i zyrës së UNEP në Vjen, u njoftuan për së afërmi me gjendjen mjedisore në Kosovë.  
Me këtë ras UNEP,  ka ofruar falas Sistemin Kombëtar për Raportim për Kosovën. Ky sistem do të mundësojë informimin e përgjithshëm për gjendjen mjedisore në Kosovë.  
Zëvendësministri, Rugova, falenderoi delegacionin e UNEP-it për vizitën, ndërsa për softwerin pohosi se do të ndikojë në ndërtimin e kapaciteteve me të cilat Kosova do të jetë e gatshme për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. 
Ky softwer do të mundësojë shfaqjen e rezultateve në kohë reale në web-faqen e ministrisë dhe të AMMK-së. 
Po ashtu UNEP do të bëjë edhe trajnimin e stafit vendor për përdorimin e këtij softweri.
  















