28 Prill 2024

Ukraina mund të furnizojë vendin me gaz natyror edhe 50 vite

Kiev, 21 mars - Ukraina mund të furnizojë vendin me gaz natyror në 50 vitet e ardhshme, deklaroi ministri ukrainas për Industrinë e Minierave dhe Energjetikën, Volodymyr Demchyshyn.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Demchyshyn tha se rezervat e Ukrainës përfshijnë totalin prej 1 trilion metra kub dhe se prodhimtaria është e barabartë me 20 miliardë metra kub të gazit natyror.

\"Gazi jonë do të jetë i mjaftueshëm për 50 vitet e ardhshme\", ka thënë Demchyshyn.

Ukraina synon që deri në vitin 2020 të bëhet e pavarur nga gazi rus si rrjedhojë e prodhimit vendor i cili në vitin e kaluar mbuloi 50 përqind të konsumit të brendshëm si dhe mundësisë që të ruajë në sistemin e saj 50 përqind të nevojave të veta për gaz, ndërkohë që në sistemin e saj të ruajtjes aktualisht ka 16.7 miliardë MK të gazit natyror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)