30 Prill 2024

Ujmani, Trepça dhe Vallaqi janë të Kosovës

Prishtinë, 18 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministres të Serbisë për Energji, Zorana Mihajlovic, duke vlerësuar se edhe më tutje vazhdon agonia e politikës dhe qeverisjes së Beogradit e cila si duket, si edhe në të kaluarën vazhdon të ushqejë shpresat fiktive me argumente të paqena e që kësaj radhe lidhen me dezinformata për Trepçën, Ujmanin dhe Vallaqin.

Ministri Ismajli, ndër të tjera përkujton homologen e tij se Ujmani (Gazivoda), nuk ka qenë asnjherë pikë e diskutimeve/negociatave. E njëjta vlenë edhe për Trepcën e cila nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk do të ndodh as në të ardhmen që të jetë në tavolinën e bisedimeve.

E për të thartuar sharmin dezinformues të ministres Mihajlovic sa i përket Valacit, Ministri Ismajli rikujton homologen serbe se sipas pikës 5 te marrëveshjes, “KOSTT do ti lidhë linjat 110kV për Vallaq. Operatorët aktual në nënstacionin Vallaq do t’i respektojnë udhëzimet nga qendra dispeqerike e Kosoves”.

Për me tepër, pika 2 e marrëveshjes thekson se KOSTT do të njihet si Operatori i Sisitemit të Transimisionit për territorin e Kosovës.

Marrëveshja po ashtu është e definuar qartë edhe në kuptimin e përkujdesjes për punëtorët e të ashtuquajturës “Elektrokosmet” të cilet sipas pikës 5, ose do të inkorporohen në kompani të re (komform legjislacionit kosovar) ose mund t’u ofrohet punësim ne KEDS.

“Me fjalë të tjera, zonja Mihajloviq, Ujmani (Gazivoda), Trepça dhe te gjitha asetet tjera në territorin e Kosovës, kanë qenë, janë dhe do të mbeten të Kosovës. Kjo është e vërteta që si duket nuk përputhet me dëshirat tuaja”.

Krejt në fund, bazuar në sjelljen korrekte të ministres Mihajlovic e cila kërkoj leje dhe e njejta iu miratua, për hyrjen në Republikën e Kosovës, shpresojmë që ministrja Mihajlovic do sillet politikisht në përputhje me standardet evropiane, në frymën e fqinjësisë së mirë në mes dy shteteve sovrane, neve presim kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe konsolidimit në sistemet energjetike të dy vendeve tona.