28 Prill 2024

Tregu i përbashkët energjetik ul çmimin e rrymës për 10%

Prishtinë, 24 mars - Shkrirja e sistemeve energjetike të Kosovës dhe të Shqipërisë për të krijuar një treg të përbashkët energjetik do të sjellë shumë përparësi për konsumatorët në të dyja anët e kufirit, shkruan sot Koha Ditore.

Duke shfrytëzuar përparësitë e të dy sistemeve do të arrihej rritja e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike dhe ulja e kostos së furnizimit. Një studim të bërë nga programi “Repower Kosovo”, i financuar nga USAID-i, thuhet se çmimi i energjisë elektrike do të bjerë për rreth 10 për qind në të dyja anët e kufirit.

Nga simulimi i tregut të përbashkët energjetik del që çmimi i energjisë në rastet kur tregjet janë të ndara është në nivel prej 52.73 euro për megavat/orë në Shqipërisë dhe 52.01 euro për megavat orë në Kosovë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)