28 Prill 2024

Tragjedia në Obiliq e "paralajmëruar"

Prishtinë, 7 qershor - Ish-ministri i Energjisë së Kosovës, Eth’hem Çeku foli në “Revistën Televizive të Mbrëmjes në Top Channel mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë ditës së premte në TEC-in e Obiliqit.

Çeku tha se TEC-i i Obiliqit është ndërtuar që në vitin 1962 dhe për ta mbajtur atë ende në punë duhet të ishin bërë investim e të thella, por kjo nuk ndodhi.

"Për këto termocentrale parësore është përdorimi i ujit për ftohje. Në këtë kompleks është ndërtuar elektroliza në vitin 1975 dhe ka shërbyer si një instrument për ftohjen e gjeneratorit që të kemi një prodhim efiçent të energjisë elektrike."

"Pra se të vija të flisja me ngjarjen jam konsultuar me ish-këshilltarët e mi, ekspertë në këtë fushë. Uji që futet duhet të pastrohet, duhet të ndahet hidrogjeni prej oksigjenit. Hidrogjeni shkon direkt te gjeneratori për ftohjen e tij. Sipas ekspertëve mund të ketë pasur një rrjedhje në elektrolizë dhe hidrogjeni mund të jetë bashkuar me oksigjenin duke krijuar edhe shpërthimin", ka theksuar Çeku. 

Ish-ministri i Energjisë së Kosovës kërkojë një bashkëpunim më të gjerë të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë në energjetik, pasi të dy vendet kanë pasuri të mëdha për prodhimin e saj.

Kosova sipas tij është njëri nga vendet më të pasura në Europë dhe renditet e 5-ta në botë me linjit.

Por, fatkeqësisht siç thotë ai pas çlirimit nuk arritëm të ndërtojmë asnjë megavat dhe nuk kemi arritur ta çojmë projektin e këtij TEC-i në implementim.

""Kosova C" duhet të përfundonte në vitin 2012, por kjo nuk është bërë dhe në mungesë të saj jemi detyruar të mbajmë Kosovën A në prodhim. Nga ky rast duhet të nxjerrim mësim që duhet të bëjmë investime të thella dhe serioze, duhet të marrim për bazë mendimet e profesionistëve."

"Duhet të nxisim implementimin e projektit të “Kosova e Re” që sa më parë të nisi prodhimi i energjisë elektrike, duhet të shohim edhe burimet e tjera alternative, të erës dhe të tjera. Gjithashtu duhet edhe një bashkëpunim i madh edhe me Shqipërinë. Duhet të ndërtohet sa më shpejt linja e 400 kilovoltëve" ka theksuar në fund Çeku.  


/top chanel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)