09 Maj 2024

Trafoja e re sjell edhe zgjerimin e hapësirës së pushimit në Prizren

Prizren, 29 mars - Banorët e rrugës “Remzi Ademaj” në Prizren, kanë përfituar një trafo të re elektrike dhe bashkë me trafon e  re, falë investimit të KEDS-it,  ata kanë përfituar edhe zgjerim të hapësirës për pushim.
Naim Arapi menaxher për projekte në KEDS tha se trafoja e vjetër është zëvendësuar me atë të re me fuqi 1000  kvA (kilovolt Apmer).

“Përveç,  përmisimit  të furnizimit më të mirë të energjisë, banorët e kësaj lagjeje kanë përfituar edhe një hapësirë për reaksion apo pushim, pasi që trafoja e re është ndërtuar në një hapësirë tjetër”, tha Arapi.
Sipas tij, me këtë investim, KEDS ka treguar se në kuadër të përmisimit të energjisë elektrike, kujdeset edhe për imazhin e qytetit.

Edhe banorët e lagjes thonë se përfitimi nga ky investim ka qenë i dyfisht.
 “Trafoja e vjetër ka qenë e vendosur shumë keq. Hapësira që ka ekzistuar nuk kemi pasur mundësi ta shfrytëzojmë për shkak trafos që ka qenë në mes, kurse tash trafoja e re është vendosë në një vend më të përshtatshëm dhe hapësira është liruar”, tha Avdullah Krasniqi banor i lagjes.

Afër hapësirës së krijuar për pushim, gjendet edhe Gjimnazi “Remzi Ademaj”. Nxënësit e kësaj shkolle thonë se janë shfrytëzuesit e rregullt të kësaj pushimoreje.

“Pushimin e gjatë e shfrytëzojmë në këtë hapësirë”, tregon nxënësi i kësaj shkolle, Enver Gashi, sipas të cilit zgjerimi i kësaj hapësirë është i mirëseardhur.

Menaxheri i projektit në KEDS Naim Arapi, tha se është i kënaqur që ky investim ka arritur efekt të dyfisht.
“Sigurisht që jemi të kënaqur që me këtë investim kemi arrit të përmisojmë furnizimin me energji elektrike, njëherësh edhe zgjerimin e hapësirës publike”, tha Arapi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)