25 Prill 2024

Termokosi nesër shkyç bizneset ilegale nga rrjeti i ngrohjes

Prishtinë, 23 nëntor - Kriza financiare në të cilën ndodhet “Termokos” kushtëzon mbarëvajtjen e sezonit ngrohës 2010-2011.

Borxhet e mëdha të konsumatorëve janë mbi 15 milion e 500 mijë euro, të cilat kapin periudhën 12/1999 deri në sezonin e  fundit 20010.

Këtu përfshihen borxhet e konsumatorëve juridik të cilët i kanë Termokosit, mbi 2 milion e 620 mijë euro dhe ata të sektorit të amvisërisë me borxhe mbi 12 milion e 900 mije euro.

Vështirësive të mëtejme financiare i kanë kontribuar për të keq edhe kyçjet ilegale të cilat bëhen nga konsumatorët e pandërgjegjshëm, duke i shkaktuar Termokos humbje të mëdha teknike dhe financiare, poashtu edhe për konsumatorët e rregullt të cilët dëmtohen në cilësi, për shkak të kyçjeve ilegale.

 Departamenti i Furnizimit ka dalur me listën e bizneseve të kyçura ilegalisht ndaj të cilave do të filloi masa e ndëshkimit, përkatësisht shkyçja nga rrjeti i ngrohjes qendrore.

Aksioni për shkyçjen e konsumatorëve ilegal biznesor dhe banesor do të filloj nesër me bizneset e kyçura ilegalisht në rrjetin e ngrohjes qëndore në rajonin Dardania.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)