29 Prill 2024

“Termokos” prej nesër fillon furnizimin me ngrohje

Prishtinë, 14 nëntor - Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës Termokos ka bërë të ditur se pasi që deri më tani kanë qenë temperaturat e mira, NP “Termokos” ka kursyer mazutin për ditët më të ftohta.

Të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë me kohë për fillimin e furnizimit me ngrohje.

Ndërkohë, janë siguruar edhe rezervat e para të mazutit për fillim të mbarë të sezonit ngrohës.

Bazuar në paralajmërimet meteorologjike për uljen e temperaturave, NP “Termokos” Sh.A. prej nesër më datën 15 nentor do të fillojë furnizimin me ngrohje.

Orari i furnizimit me ngrohje do të jetë varësisht nga temperaturat e jashtme.

NP “Termokos” Sh.A. kërkon edhe një herë tek të gjithë konsumatorët borxhlinj, që të kryejnë obligimet e tyre, në mënyrë që të kemi mundësi të ofrojmë ngrohje për një periudhë sa më të gjatë.         




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)