05 Maj 2024

“Termokos” filloi aksionin e shkyçjeve

Prishtinë, 19 janar - Ekipet e Ngrohtorës se kryeqytetit “Termokos” ashtu siç edhe është paralajmëruar, sot kanë nisur aksionin për shkyçjen e borxhlinjve më të mëdhenj nga rrjeti i ngrohtores.

Fillimisht është shkyçur Hoteli Grand, i cili në total i ka borxh “Termokosit” rreth 360 mijë euro, ndërsa vetëm pas privatizimit borxhi i tyre kalon shifrën e 82 mijë eurove. Më pas janë shkyçur edhe disa lokale afariste në qendër të kryeqytetit, borxhi i të cilave është rreth 10 mijë euro. Aksioni është zhvilluar normalisht dhe pa kurrfarë problemesh.

Ndërkaq, pas paralajmërimit të fillimit të aksionit të shkyçjeve ka pasur një përgjigje të shpejtë dhe pozitive të disa subjekteve afariste, të cilat kanë shprehur gatishmëri që të fillojnë të paguajnë borxhet, që kanë ndaj “Termokosit”.

Në listën e borxhlinjve më të mëdhenj janë afro 300 subjekte afariste, të cilat i kanë borxh “Termokosit” mbi 2 milion euro, ndërsa subjektet banesore kanë një borxh prej rreth 14 milion eurosh.

Aksioni për shkyçje do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme me shkyçjen e borxhlinjve tjerë.

Në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e mëtutjeshme e sezonit ngrohës 2011/2012 dhe që të mos vije deri tek shkyçja e borxhlinjve të tjerë, apelojmë edhe një herë tek të gjithë ata konsumatorë, që kanë obligime të pakryera ndaj “Termokosit”, që të shlyejnë sa më parë borxhin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)