06 Maj 2024

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius

Prishtinë, 1 janar - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se pas një periudhe të gjatë kohore pa reshje më në fund vendi ynë gjatë vikendit, kryesisht gjatë natës  së shtunës dhe ditës së diele do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë tërë territorin e Republikës së Kosovës.

\"Këto masa meqë janë të lagështa dhe vijnë nga drejtimet e ndryshme të Kontinentit, do të shoqërohen me vranësira të dendura dhe reshje shiu dhe bore.

\"Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin  nga 0-2 gradë Celsius.\"

\"Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s\", ka njoftuar IHK-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)