06 Maj 2024

Temperaturat gjatë vikendit do të sillen nga 32 - 34 gradë Celsius

Prishtinë, 18 qershor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot me diell dhe rme vranësira të çrregullta do të na shoqërojnë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Të dielen vende- vende pritet të ketë zhvillim të vranësirave duke krijuar një destabilitet të përkohshëm të motit,  kështu që rigat e karakterit lokal janë të mundshme nëpër disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënje të lehta duke  i ruajtur vlerat e normales.

Indeksi UV do të jetë i lartë mbi vlerat e normales, duke ju sugjeruar që gjatë intervaleve kohore nga ora 10-17 të mos jeni në kontakt të drejteperdrejt me rrezet e diellit.

Do  të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)