06 Maj 2024

Temperaturat gjatë javës do të lëvizin prej -1 deri 5 gradë celsius

Prishtinë, 12 janar - Instituti Hidrometeorologjik ka bërë parashikimin e motit për këto pesë ditë.

IHMK, thotë se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Këto masa labile sipas IHMK-së, do të krijojnë kushte që gjatë kësaj jave të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

“Gjatë javës kryesisht të hënën dhe të enjten do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 5 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërsa, në fundjavë pritet të ketë rënie të theksuara të temperaturave dhe kushte për reshje bore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)