30 Prill 2024

Temperatura të ulëta, vranësira dhe shi vazhdojnë deri të dielën

Prishtinë, 18 qershor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditët deri në fund të javës parashikon mot jostabil, me vranësira të dendura dhe shi dhe temperatura ndërmjet 19 dhe 21 gradë celsius.

“Fushat me presion të ulët të ardhura nga ana veriore dhe verilindore e Kontinentit do të jenë labile gjatë këtyre ditëve të mbetura të javës.\"

\"Në këtë gjendje sinoptike do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe jostabil i përcjellë me riga të shiut të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara.\"

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 9C-12C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19C-21C celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi1-6m/s.

Një gjendje e këtillë e motit me temperatura të ulëta dhe jostabil do të na shoqëroj deri të dielën.

Nga dita e diel e tutje , nga parashikimet tona pritet të ketë ngritje të temperaturave”, thuhet në parashikimin e IHMK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)